Sipas një sondazhi të fundit , gjithnjë e më shumë gra po zgjedhin të qëndrojnë beqare dhe të shijojnë shoqërinë e tyre. Arsyeja është e thjeshtë, ato ndjehen më të lumtura.
Në shoqërinë tonë, të qenit beqar shpesh është sinonim i të qenit i trishtuar dhe i vetmuar, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Në fakt, gratë që nuk janë në marrëdhënie janë më të lumtur se ato që janë në lidhje.
Këto janë disa arsyje:
Ato kanë më shumë kohë për veten e tyre.
Nuk kanë presion për t’i përmbushur pritjet e partnerit.
Dëshirojnë të përqëndrohen në karrierën e tyre dhe e zbulojnë atë që dëshirojnë me të vërtetë.
Nuk mendojnë shumë për ato se çfarë thonë të tjerët.
Udhëtojnë më shumë dhe shqetësohen më pak.