Etnovibe në Korçë, pazari kthehet në pasarelë mode

Life style

Etnovibe në Korçë, pazari kthehet në pasarelë mode

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 12:46
Pazari i Vjetër të shtunën u kthye në një pasarelë gjigande

Të gjithë femrat mund të veshin modernen frymëzuar nga tradita. Muzeu i stilit Ethnovibe në pazarin e vjetër të Korçës inspiruar nga veshjet korçare.

Fundjavat janë gjithmonë të veçanta në Korçën e traditave të bukura! Pazari i Vjetër të shtunën u kthye në një pasarelë gjigande. Trashëgimia kulturore është harmonizuar në një mënyrë unike mes ansamblit me arkitekturë të veçantë dhe veshjeve frymëzuar nga kostumet karakteristike.

Frymëzuar nga veshjet tradicionale të Korçës, stili modern erdhi i veçantë dhe bashkëkohor duke synuar që veshjet të vijnë të përshtatura për tu veshur nga të gjithë

Me emocionet EthnoVibe të Muzeut të Stilit: Fashion, art, muzikë, festë erdhën në një event të vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat