Si të jeni ylli i mbrëmjes, me një grim që kërkon vetëm pak minuta kohë!

Life style

Si të jeni ylli i mbrëmjes, me një grim që kërkon vetëm pak minuta kohë!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Nëse keni një ftesë të papritur, për një ditëlindje, festë a dasmë por jeni e papërgatitur, për t’u bërë gati, mos u shqetësoni.

Ne kemi një sugjerim, që do t’ju bëjë të dukeni si një divë, me vetëm pak minuta kohë. Mjafton të keni xhel flokësh, buzëkuq në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe një palë qerpikë fallco.

Kaq do t’ju duhet dhe do të jeni gati për t’I kthyer ca koka pas.

Merrni xhelin e flokëve dhe lagini me të flokët tuaj nga rrënja e flokut deri në majë. Duhet të krijohet ideja e flokut të lagur.

Më tej vendosni mbi qepallat e syve pak ton sysh në ngjyrë të artë dhe menjëherë vendsoni qerpiket fallco. Në fund mos harroni buzët e kuqe. Dhe ja ku jeni gati për të shkëlqyer në mbrëmjen tuaj festive.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat