Këto janë gabimet që s’duhet të bëni me njohjet në rrjete sociale

Life style

Këto janë gabimet që s’duhet të bëni me njohjet në rrjete sociale

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Edhe pse ekspozimi i tepërt në rrjetet sociale në disa raste ka pasur edhe rezultate fatale, e vërtetë është edhe që rrjeti shërben si një burim njohjeje dhe lidhjesh të reja. Por para se të mësosh se cilat janë këto gabime, është mirë të mësosh, si fillim, cilat janë gabimet më të shpeshta të vajzave, që djemtë i vënë re edhe në rrjetet sociale.

Çdo veprim nga ana jote “bërtet” që je duke kërkuar për një lidhje. Kjo kuptohet nga të gjitha pëlqimet apo komentet që bën në foto me fustane nusërie, me çifte, me bebe etj. Të gjitha check in-et apo filmat që shoqëron me një feeling… etj.

Të gjitha komentet janë feministe. Është kaq e domosdoshme që në çdo postim të ketë fjalë që i fyejnë meshkujt? Sigurisht, gjinia duhet mbrojtur, por me masë, pa e ekzagjëruar.

Thuaju “stop” selfie-ve, sidomos nëse je më shumë se 20 vjeç. Nuk është serioze të postosh vazhdimisht selfie për të treguar se ke blerë një buzëkuq të ri, aq më tepër kur i fryn buzët apo një bluzë të re. Nëse të pëlqen të postosh, të paktën posto gjëra të vlefshme. Është e vërtetë që meshkujt joshen nga pamja e jashtme, por nuk iu zgjat shumë.

Ah, po! Statuset. Duhet ta dimë të gjithë që je e sëmurë me 38.4? Nëse je e sëmurë dhe nuk ndihesh mirë, ku e gjen qejfin për të postuar në Facebook? Apo është një ilaç më vete dhe ai?

Tani, kujdes! Nëse jeta jote varet kaq shumë nga rrjetet sociale dhe ti në to u lë hapësirë të gjithëve të të njohin, atëherë pse pretendon duhet të të njohin edhe nga afër? Ata e dinë shumë mirë se ku banon, ku punon, sa motra e vëllezër ke, si ndihesh, çfarë të pëlqen etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat