Sipas recetës së Sophia Lorenit: Maska nga katër përbërës, e cila zhduk rrudhat dhe tendos lëkurën

Life style

Sipas recetës së Sophia Lorenit: Maska nga katër përbërës, e cila zhduk rrudhat dhe tendos lëkurën

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 09:53
Sophia Loren

Maska ushqyese për rinim e aktores së famshme italiane është meritore për dukjen e lëkurës së saj fantastike edhe në moshën 85-vjeçare

Këtë masë për rinim tashmë me decenie e përdor aktorja Sophia Loren, e cila duket e jashtëzakonshme edhe në moshën e saj 82-vjeçare.

Përbërësit:

– 1 qese xhelatinë (10 g),
– Kajmak (qumësht, kefir apo jogurt),

Kajmaku është i mirë për lëkurën e thatë. Për lëkurë normale më mirë përshtatet qumështi apo jogurti, ndërkaq për të yndyrtën kosi, kefiri apo jogurti i payndyrë

– 1 lugë çaji glicerinë (të barnatores, apo bimore),
– Një lugë çaji mjaltë.

Përgatitja:

Shkrijeni xhelatinën në kajmak (apo në qumësht, kefir, jogurt dhe lëreni në frigorifer 6 – 8 orë. Pastaj përzieni ngadalë, ngroheni tretjen në avull uji, derisa xhelatina të shkrihet tërësisht.

Hiqeni nga shporeti dhe shtoni mjaltin dhe glicerinën. Përzieni. Prisni disa minuta derisa tretja pak të ftohet dhe qiteni në fytyrë të pastruar, qafë dhe në zonën e dekoltesë.

Mbajeni 20 – 25 minuta, pastaj hiqeni me peshqir letre (apo pambuku) të njomur në qumësht. Pjesën e mbetur të maskës lajeni me ujë të ngrohtë, pastaj me ujë të ftohtë.

Vërejtje:

Maskën e përgatitur mund ta ruani në frigorifer 5 – 7 ditë dhe ta përdorni çdo ditë.

Në mëngjes në fytyrë mund ta qitni të ftohtë, ndërkaq në mbrëmje pak të ngrohur (në mikrovalë apo në avull uji) për forcim të efektit ushqyes.

Efekti i maskës do të shihet që pas përdorimit të parë.

Xhelatina e cila është në përbërje të kësaj maske “hekuros” rrudhat e vogla, zbut dhe zbardh lëkurën, përmirëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu ka ndikim pozitiv në metabolizmin e proteinave dhe të aminothartirës së lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat