Limoni, aleati më i mirë në fushën e bukurisë dhe estetikës

Life style

Limoni, aleati më i mirë në fushën e bukurisë dhe estetikës

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Të gjithë e përdorim limonin në gatim ose edhe për dieta të ndryshme. Por nëse nuk e keni ditur, limonin mund ta përdorni shumë mirë edhe në fushën e bukurisë dhe estetikës. Gjithashtu është shumë efektiv edhe për mirëmbajtjen e flokëve dhe lëkurës. Më poshtë po ju rendisim disa përdorimet e limonit për bukurinë:

Limoni për hidratimin e buzëve

Ka shumë faktorë dhe produkte që i bëjnë buzët tona të duken të thata. Para se të flini, vendosni pak lëng limoni në buzë dhe ato do të jenë krejtësisht të hidratuara, në mëngjes.

Eliminon pikat e zeza

Limoni funksionon shumë mirë në pastrimin e fytyrës dhe largimin e toksinave që ndihmon në eliminimin e puçrrave të zeza. Kalojeni limonin në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Sigurohuni që gjatë kësaj kohe të mos ekspozoheni në diell sepse kjo mund të shkaktojë njolla.

Limoni ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës

Limoni është shumë i mirë për personat që kanë fytyrë të yndyrshme. Para se të flini, shtrydheni një limon dhe përdoreni lëngun e tij në fytyrë (aplikojeni si spraj ose me copa pambuku). Për shkak të karakteristikave antibakteriale, limoni ndihmon edhe në largimin e yndyrës së tepërt nga lëkura juaj. Është më mirë që këtë trajtim ta bëni gjatë natës.

Limoni si forcues i thonjve

Limoni është fantastik për thonjtë tuaj, i forcon dhe largon të gjitha shenjat. Përzieni pak lëng limoni me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe vendoseni në thonjtë tuaj.

Largon shenjat

Vendosni lëng limoni në zonat ku keni problem me shenja dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën. Kjo është një metodë shumë efektive për largimin dhe parandalimin e shenjave në fytyrë. Preferohet që këtë trajtim ta aplikoni gjatë natës, për shkak se ekspozimi në diell pas këtij tretmani mund të sjellë reaksione.

Përdoreni limonin për të zbardhur flokët

Limoni është shumë efektiv në zbardhjen e ngjyrës së flokëve tuaj. Vendosni pak lëng limoni në flokët tuaj dhe ekspozohuni në diell. Flokët tuaj do të kenë ngjyrë më të hapur se më parë dhe gjithashtu do të shkëlqejnë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat