Meshkujt i harrojnë datat e rëndësishme

Life style

Meshkujt i harrojnë datat e rëndësishme

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Ilustrim

Meshkujt mundohen më shumë se femrat për të mbajtur mend datat e rëndësishme dhe përvjetorët.

Këtë deklaron një grup studiuesish të universitetit norvegjez, të cilët u kanë kërkuar 48 mijë personave (meshkuj dhe femra) t’u përgjigjen një pyetësori me nëntë pyetje. Pjesëmarrësve të studimit iu kërkua të kujtonin emrat, eventet dhe datat e rëndësishme të një viti më parë. 89.7% e meshkujve kishin vështirësi të kujtonin emrat, 79.4% e tyre nuk mbanin mend datat e rëndësishme dhe përvjetorët.

Bëhet fjalë për studimin më të madh që është bërë në këtë fushë. Sipas studiuesve, duket se probleme të mëdha me memorien janë shfaqur te personat që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat