Horoskopi i datës 1 dhjetor 2019

Life style

Horoskopi i datës 1 dhjetor 2019

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Dashi

Gjatë kësaj dite do zgjoheni keq dhe nuk do jeni aspak tolerantë. Gjithë kohës do ju duket sikur të tjerët mund të përfitojnë prej jush po u treguat të qetë. Për ju të dashuruarit ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si i kishit menduar. Në disa momente mund të keni edhe debate dhe mosmarrëveshje me partnerin për gjëra elementare dhe pa rëndësi. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me një person që dikur e keni pasur shok klase. Në punë vetëm me durim dhe këmbëngulje mund të arrini atje ku e keni menduar. Planetët do e favorizojnë tej mase sektorin e financave prandaj gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Demi

Sot do ja lini çdo gjë kohës dhe nuk do jeni aspak të frymëzuar. Ndryshe nga sa mund të prisnit nuk do ju ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mërzitshme dhe mezi do i shtyni orët. Për shumë gjëra nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër asnjeri nuk do hapë rrugë. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë pasi ndiheni mjaft mire edhe ashtu si jeni. Sipas Dritare.net, në punë duhet të mësoni ta kontrolloni veten sepse po ju filluan problemet nuk do i ndalni dot ato. Perspektivat materiale janë të mira. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim në fushat që ju interesojnë.

Binjakët

Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Ju beqarët do takoni dikë dhe do e idealizoni menjëherë. Ky është gabimi më i madh që do bëni. Mos ndërtoni lidhje sepse do lëndoheni. Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar me punë nuk do ndaleni për asnjë çast gjatë kësaj dite. Kundërshtimet nga ana tjetër do iu japin edhe më shumë guxim. Periudhë e favorshme për financat. Plutoni do iu mbështesë dhe do bëni investimet e nevojshme.

Gaforrja

Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi, ankthi dhe meraku do mbizotërojnë. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin sepse më pas koha nuk do kthehet pas. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do keni takime interesante, por mund të filloni edhe lidhje pasiononte. Në punë ka mundësi që t’iu dalë situata jashtë kontrollit Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk do jetë fort e qëndrueshme dhe nuk rekomandohet të merrni vendime të mëdha.

Luani

Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë si partneri pranë. Saturni do iu bëjë ju beqarëve më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Në punë do doni patjetër të ndihmoni veten dhe të tjerët dhe nuk do ndaleni asnjë çast. Sakrificat do jenë të mëdha. Situata financiare do jetë e pastabilizuar. Do iu duhet të hiqni dore nga disa shpenzime që kishit menduar. Është më mirë kështu.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Në planin sentimental ju të dashuruarit do keni disa probleme. Mos u alarmoni, por qetësohuni dhe flisni më shumë me partnerin. Vetëm kështu do mund të rivendosni klimën e ngrohtë. Ju beqarët duhet të merreni me shumë me çështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’ua servirin gjithçka. Në punë do ju kërkohen rezultate të mëdha që ju nuk keni mundësi t’i arrini. Flisni me shefat dhe shpjegohuni sa më shumë. Ka mundësi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë.

Peshorja

Marsi do iu sjellë energji pafund gjatë kësaj dite. Nuk do jeni më naivë dhe do dini si t’i mbani larg problemet. Ju që keni një lidhje do dini si ta menaxhoni më së miri çdo moment dhe do i kushtoni kohën e duhur atij që keni në krah. Marrëdhënia mes jush ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa, megjithatë ftesat për takime do i pranoni. Në punë jo të gjitha detyrat që do iu jepen do iu pëlqejnë, megjithatë duhet të bëheni të duruar dhe të mësoni të prisni. Mos pretendoni as që jeni të pagabueshëm. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nën kontroll kështu që herë pas here mund t’iu lindin probleme.

Akrepi

Sot do ju shkoni gjërave deri në fund dhe do mundoheni të kuptoni çdo gjë. Mërkurin dhe Saturnin do e keni përherë pranë dhe ata do ju ndihmojnë të arrini atë që doni. Për të dashuruarit do jetë ditë pasionante dhe tejet emocionuese. Të dy palët mund të bëni surpriza kundrejt njeri-tjetrit dhe nuk do ndaleni së i shprehuri ndjenjat. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj. Edhe ashtu si jeni ju ndiheni të plotësuar. Në punë do i kuptoni gabimet dhe do merrni përgjegjësitë tuaja para se t’ua vënë në pah shefat. Financat nuk do jenë të këqija pasi do iu rimbursohet edhe një hua e marrë prej kohësh.

Shigjetari

Sot do jeni më të vendosur për gjithçka  dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Ju që keni një lidhje do i jepni prioriteti marrëdhënies së krijuar. Do hidhni pas krahëve të gjitha problemet dhe konfliket që keni pasur dhe do mendoni për të ardhmen. Do bëni gjënë më të mirë. Takimet për  ju beqarët do jenë të vazhdueshme. Ndryshe nga sa mendonit mund të fillojë edhe ndonjë lidhje afatgjatë. Në punë do keni etje për autonomi  dhe do mundoheni ta organizoni gjithçka në favorin tuaj. Fati do jete në anën tuaj në planin financiar. Mos prisni të fitoni ndonjë lotari, por gëzohuni me stabilizimin e situatës.

Bricjapi

Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Për ju që keni një lidhje rutina do mbizotërojë pjesën më të madhe të kohës. Do jeni kryesisht të mërzitur dhe do doni të ndërroni atmosferë. Ju beqarët do e keni edhe sot të vështirë të bëni për vete atë që doni. Bëni durim sepse së shpejti priten ndryshime pozitive. Nëse jeni në puna dhe keni pasur vonesa, sot kolegët do ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje për gjithçka. Në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira për ta përmirësuar situatën. Do kryeni transaksionet e nevojshme.

Ujori

Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Ju që keni një lidhje do jeni më të përkëdhelur nga yjet. Dita do jetë shumë e animuar dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealistë dhe mos kritikoni përtej asaj që duhet. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime thjesht tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Në punë do ndiheni më mirë me projektet që keni filluar dhe tashmë do bindeni se rruga që keni ndjekur ka qenë e duhura. Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Mos shpenzoni pa u menduar mirë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Nëse keni një lidhje humori juaj do të ndryshojë dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin. Tregohuni të kujdesshëm sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Ndiqni etapat njëra pas tjetrës dhe keni për t’u ndier shumë herë më mirë më vonë. Gjithçka do jetë më e lehtë. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe do tregoheni në çdo moment të matur me shpenzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat