Horoskopi i datës 15 dhjetor 2019

Life style

Horoskopi i datës 15 dhjetor 2019

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 06:00

Dashi

Mendohuni mirë para se të veproni gjatë kësaj dite dhe keni për të përfituar pafundësisht. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, po mos i merrni si bazë. Nëse keni një lidhje, edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshme me atë që keni kohë që e pëlqeni dhe mund të mendoni edhe për zyrtarizime të shpejta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Në punë, nëse punoni në fushën e industrisë keni për të marrë një lajm të mirë që do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të bërë përpjekje më tej. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq se ju.

Demi

Një çështje e lënë pezull prej kohësh sot do mund të zgjidhet fare lehtësisht. Do jeni më të kujdesshëm dhe do ndiqni instinktin. Në jetën tuaj në çift gjithçka do të rregullohet nxitimthi. Edhe nëse keni pasur probleme duhet të qetësoheni sepse klima do të ngrohet. Tek ju beqarët do ndikojë mjaft Plutoni, i cili do e ndezë atmosferën, do sjellë pasion dhe shumë kënaqësi. Ka mundësi që personi që do takoni të jetë demi ose luani. Sipas Dritare.net, në punë do jeni perfeksionistë dhe nuk do lini asgjë pas dore. Gjithçka do jetë e kuruar deri në detaje prandaj shefat do ju vlerësojnë më tepër. Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do vlerësoheni shumë për sinqeritetin në të folur. Mund të mos i pranoni shumë fajet që keni bërë, por kjo do jetë çështje tjetër. Ju që keni një lidhje edhe pse do jeni paksa irritues, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lëre të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohë që pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë të hënë. Në punë do doni ta ndryshoni rutinën dhe do bëni të pamundurën për t’i konkretizuar ëndrrat. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do i kaloni që të gjitha pengesat që do iu dalin para dhe do ecni më qetësisht në rrugën që keni nisur. Ju që keni një lidhje do i keni më të lehta gjërat falë mbështetjes së Uranit dhe ato që keni pritur aq shumë do iu realizohen. Mund të filloni edhe të bashkëjetoni. Për ju beqarët dita do jetë e favorshme për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Mos i merrni gjërat me shpejtësi sepse mund të bëni ndonjë gabim. Në punë edhe pse mund të merrni ndonjë përgjigje negative nuk duhet të trishtoheni dhe as të dorëzoheni. Urani do sjellë goxha probleme me financat duke iu shtyrë të shpenzoni pa limit.

Luani

Nëse doni që gjithçka t’iu ecë më mirë duhet t’i besoni Hënës sot dhe të ndiqni këshillat e saj. Ky planet në fakt këshillon shumë maturi dhe kujdes në hedhjen e hapave. Nëse jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shumë këtë situatë saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në punë herë pas here do ndiheni edhe të bllokuar, por nuk do lejoni që të humbisni. Tregohuni me striktë me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.

Virgjëresha

Neptuni do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja më të bukura  dhe më të çmendura. Për ju që keni një lidhje, deti i dashurisë mund të ketë disa dallge, të cilat do ua prishin paksa qetësinë në çift. Fatmirësisht mund të mbështeteni tek Jupiteri dhe Venusi, të cilët do iu ndihmojnë të përballoni gjithçka. Ju beqarët nuk do jeni aspak të tërhequr nga aventurat pa të ardhme, por kësaj here do takoni personin ideal. Në punë do merrni kritika, por kjo nuk duhet t’iu mërzitë. Pranojini gabimet dhe mundohuni që të bëni më të mirën që sot e tutje. Me financat nuk do keni asnjë problem, por gjithsesi mirë është të tregoheni të kujdesshëm.

Peshorja

Më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet gjatë kësaj dite dhe gjërat do funksionojnë më së miri. Nëse keni një lidhje do futeni në një fazë të re. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime kështu që mundohuni të përfitoni sa të mundni. Për ju beqarët dita do jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me premtime. Do jetë gabim i pafalshëm nëse ju nuk përfitoni deri në maksimum. Sipas Dritare.net, në punë do ndiheni të aftë të bëni çdo gjë, megjithatë mirë është të mos e neglizhoni kundërshtarin. Për shkak të investimeve të mira që keni bërë më parë të ardhurat do të rritin. Në këtë mënyrë do zgjidhni edhe një problem.

Akrepi

Meditimi dhe durimi do ju ndihmojnë të kaloni çdo sfidë që do iu dalë para sot. Nëse do iu duhet të nënshkruani kontrata apo të hidhni hapa të mëdha mirë është të pyesni edhe të afërmit. Saturni do ndikojë në jetën në çift dhe do iu ndihmojë ta kaloni më lehtë krizën që ka filluar. Mos u bëni shumë kërkues dhe të paduruar. Ruani gjakftohtësinë që të mos përsëriten zënkat. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri, por gjithsesi nuk duhet ta humbin shpresën. Në punë do jeni goxha të ngarkuar kështu që përgatituni edhe për më shumë lodhje se zakonisht.  Marsi dhe Mërkuri do e ekuilibrojnë buxhetin dhe financat do kenë rritje të konsiderueshme.

Shigjetari

Hëna nuk do ju favorizojë shumë sot dhe here pas here mund të ndiheni nëpër udhëkryqe. A priori, prezenca e Venusit do duhet të mbronte jetën tuaj në çift, por në fakt ju do jeni të shpërqendruar dhe mendimet nuk do iu përputhen shumë me njëri-tjetrin. Për ju beqarët do jetë në program joshja. Përfitoni nga kjo për të bërë për vete atë që iu pëlqen. Me pak përpjekje keni për ta parë se do ia dilni. Në punë, do kaloni më shumë kohë në kuzhinë duke folur me kolegët sesa para kompjuterit. Mund të merrni edhe ndonjë kritikë të vogël. Sektori financiar do vazhdojë të jetë i mbrojtur. Falënderoni yjet për këtë sepse pa to do kishit shumë probleme.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni më të frymëzuar falë Mërkurit dhe Jupiterit. Jepini edhe pak më shumë kurajë vetes dhe keni për të arritur atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje dhe ndiheni të lumtur, asgjë nuk do mund ta prishë atmosferën që është krijuar. Pasion, entuziazëm dhe mirëkuptim pafund do ketë sot. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundin nga liria që keni sepse do e kërkoni atë dhe nuk do e gjeni më. Në punë mos kërkoni perfeksionizëm, por bëni gjërat më të rëndësishme. Sektori financiar do jetë i mirë dhe do kryeni investime, të cilat do iu bëjnë të ndiheni mirë. Gjithsesi edhe pse buxheti do jetë i stabilizuar, shmangni rreziqet e mëdha.

Ujori

Mos reagoni në gjaknxehtësi e sipër gjatë kësaj dite sepse do bëni gabime që do I vuani gjithë jetën. Nën ndikimin e Marsit ju të dashuruarit do përballeni me disa situata të sikletshme. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni si më parë. Për ju beqarët nuk do jetë ditë me fat dhe nuk do ketë takime interesante. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm dhe të matur. Asgjë nuk do ju nevrikosë dhe kjo do jetë pika më e fortë për të arritur atje ku keni dashur. Ekuilibri buxhetor do të mbrohet nga yjet. Do jeni më të favorizuar se më parë dhe do keni një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave.

Peshqit

Hëna do ju nxitë të keni edhe më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe me maturi dhe delikatesë të zgjidhni çdo lloj vështirësie që do iu dalë. Rutina do jetë armiku më i keq i jetës në çift. Do doni me gjithë shpirt të ndryshoni gjithçka për të përjetuar emocione dhe nëse do ju jepet mundësia për ndonjë aventurë do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë. Nuk do e dëgjoni arsyen, por do bëni çfarë ju thotë zemra. Në punë do jepni çdo gjë nga vetja juaj për të arritur atje ku keni dashur. Në fakt të gjithë do ju vlerësojnë për aftësitë që keni dhe për këmbënguljen. Financat do fillojnë të rriten dhe kjo si pasojë e një çmimi që ju mund të merrni. Përfitoni sa më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat