Pesha e madhe e rritë ankthin te gratë e moshës së mesme

Life style

Pesha e madhe e rritë ankthin te gratë e moshës së mesme

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:41
Ilustrim

Mbipesha mund të shpie në një sërë komplikimesh shëndetësore, duke përfshirë shtypjen e lartë të gjakut dhe shanset e rritura për të përjetuar sulm të zemrës.

Sidoqoftë, nuk është vetëm shëndeti fizik ai që kërcënohet nga mbipesha.

Një studim i ri gjithashtu ka zbuluar se individët me peshë të madhe mund të kenë shanse më të mëdha të vuajnë nga ankthi.

Hulumtues nga universitete të ndryshme ishin mbledhur për të hetuar lidhjen mes proporcionit të peshës me lartësinë dhe ankthit te gratë e moshës së mesme.

Kështu, shkencëtarët kishin konstatuar se femrat të cilat janë mbipeshë kanë shanse shumë më të mëdha të vuajnë nga ankthi dhe stresi.

Sipas tyre, ndryshimet e hormoneve mund të jenë të përfshira në zhvillimin e ankthit dhe obezitetit abdominal për shkak të roleve që kanë në tru, e gjithashtu në shpërndarjen e dhjamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat