Artikujt me të cilët mund edhe ta pastroni shtëpinë - Bota Sot
Artikujt me të cilët mund edhe ta pastroni shtëpinë

Life style

Artikujt me të cilët mund edhe ta pastroni shtëpinë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Natyrisht, jeni mësuar që çdo gjë që ju duhet për pastrim ta blini posaçërisht dhe ta mbani larg fëmijëve

Mirëpo, a e keni ditur që ekzistojnë disa artikuj, të cilët çdo ditë i keni pranë, por me të cilët mund ta pastroni hapësirën tuaj jetësore?

Limoni

Njollat nga çarçafët, ndotjet të cilat janë grumbulluar në furrën e shporetit apo për shkëlqim më të fortë të mesingut – përdorni limonin. Thartira liron të gjitha shtresat dhe eliminon njollat pothuajse në mënyrë magjike, transmeton Telegrafi.

Orizi

Nëse ndonjëherë keni pyetur si t’i pastroni ato pjesë të paqasshme të vazove, e kemi zgjidhjen! Në ujë të ngrohtë qitni pak detergjent për larje të enëve dhe shtoni oriz, dhe me të shpejt do ta zgjidhni këtë problem.

Kripa e kuzhinës

Sipërfaqet të cilat i përdorni për gatime të ushqimit mund t’i pastroni duke qitur në njolla pak kripë. Gjithashtu mund të lani edhe enët e metalta.

Keçapi

Besoni apo jo, me keçap mund të pastroni objektet e bakrit, mirëpo edhe ta çoni veturën tuaj deri në atë pikë që të shkëlqejë si yjet.

Arrat

Ndotjen apo dëmtimet në sipërfaqet e drunjta mund t’i eliminoni dhe maskoni me arra. Gjithsesi, më parë qëroni dhe pastaj thjesht qitni me lëvizje të vogla.

Soda e bikarbonatit

Ky artikull meriton çdo lëvdatë! Jo vetëm që e përzier me ujë të nxehtë mund të përdoret për pastrim të çdo vendi në shtëpi, por me sodë bikarbonati mund t’i shkëlqeni stolitë.

Uthulla

Mu si edhe soda e bikarbonatit, uthulla është shumë e rëndësishme. Ajo mund t’jua freskojë rrobat, me lehtësi i heq njollat nga tepihët, zbukuron dritaret, eliminon mykun nga vaska dhe dushi në banjë, por edhe shumëçka!

Vodka

Pak nga kjo pije e popullarizuar mund t’jua freskojë aromën e rrobave, si edhe t’jua pastrojë objektet e porcelanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat