Horoskopi javor për periudhën nga 17 - 24 shkurt - Bota Sot
Horoskopi javor për periudhën nga 17 - 24 shkurt

Life style

Horoskopi javor për periudhën nga 17 - 24 shkurt

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Karriera: Për hulumtuesit kjo javë do të jetë e favorshme. Kjo do t’ju nxisë të punojnë edhe më me zell. Edhe aktorët do të hulumtojnë mënyra të reja. Të gjithë të tjerët në punë do të tregojnë anën e fortë të kreativitetit, ndërkaq intuita e tyre do t’u jetë udhërrëfyesi më i mirë.

Shëndeti: Po rritet interesi juaj për alternativën.

Dashuria: Natyra juaj kureshtare do të bëhet pak më e matur, ndërkaq ju në njëfarë mënyre do të jeni më të qetë. Së paku kur është fjala për dashurinë. Më nuk do t’ju jenë të rëndësishme atraksionet, por do të arrini të kënaqeni në situatat krejtësisht të vogla dhe të zakonshme. Kjo është pjekuri, qoftë e çiftit, qoftë e personit.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Karriera: Duke kaluar java, ju do të vëreni që do të bëheni gjithnjë e më kreativ. Për këtë shkak do të filloni të punoni me më shumë kënaqësi. Idetë tuaja do të jenë të pranuara mirë nga ana e personave të rinj. Disa do të kenë rastin për paraqitje apo prezantim para publikut.

Shëndeti: Bëhuni ata që jeni.

Dashuria: Sfidat familjare në masën më të madhe do ta preokupojnë kujdesin tuaj në jetën private. Ata të cilët janë në lidhje do të balancojnë ndërmjet partnerit dhe familjes nga e cila rrjedhin por që marrëdhënia me personin e dashur pak do të ngatërrohet. Të vetmuarit do të qëndrojnë në shtëpi.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Karriera: Do t’ju propozohet shumëçka. Po ndiheni si vëzhgues, të cilit diçka i ofrohet pa sfidë të vërtetë. Bashkëpunoni dhe dëgjoni me kujdes. Lexoni mes rreshtave. Ato punë që tani nuk ecën, do të ecin më vonë.

Shëndeti: Çdo ditë hasni në diçka që ju argëton.

Dashuria: Nëse dilni në mesin e njerëzve, do të hasni në një sërë rastesh për njohje të këndshme të karakterit sipërfaqësor. Kjo është mirë për t’u argëtuar. Prandaj ulni pritjet tuaja dashurore. Nuk është keq, mirëpo i kujtoni edhe ditët më të mira. Ata të cilët janë në lidhje kryesisht do të jenë mirë.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Karriera: Gjasat për zhvillim të karrierës do të jenë ngushtë të lidhura me luftën dhe stresin. Juve ju takon të vlerësoni forcën tuaj dhe forcën e kundërshtarit, pastaj të veproni realisht dhe me mençuri. Është me rëndësi që t’i ekonomizoni forcat tuaja, sepse do t’ju mungojë energjia.

Shëndeti: Radha e pushimit le të ndjekë radhën e aktivitetit.

Dashuria: Disa gjithnjë e në shumë do t’i përmbahen asaj që rrethi mendon për ta dhe partnerin. Ky qëndrim do të ndikojë që secili të kujdeset pak si duket dhe ku shfaqet. Mos harroni që gjithmonë është më e rëndësishme ajo që ndieni brenda vetes, jo ajo që është jashtë vetes suaj. Vetëm sinqeriteti sjell lumturi.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Karriera: Bashkëpunimi me persona të rinj do të jetë pjesa më e mirë e punës këtë javë. Çdo gjë tjetër do të jetë e lidhur me strese dhe me luftëra të vogla në të cilat do të lozni. Do të arrini t’i vendosni disa gjëra, mirëpo në fund do të pyesni sa ka kuptim e gjithë kjo. Ka kuptim.

Shëndeti: Kujdesuni të jeni të qartë dhe me sa më pak afsh.

Dashuria: Daljet e shumta dhe rrethi i gjerë i njerëzve, i cili vazhdimisht po rritet, do t’jua bëjë këto ditë
më dinamike. Janë të rrallë ata të cilët do të jenë të vetmuar, ndërkaq kryesisht rreth jush do të sillen persona të dashur. Do të jeni të plotësuar, pa marrë parasysh statusin tuaj të vetmuar apo “në çift”.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Karriera: Me dëshirë do të kishit ndërruar sistemin tuaj të vlerësimit të njerëzve. Do të angazhoheni në këtë drejtim. Këtë herë kriteret tuaja do të jenë më të larta, por do t’ju shoqërojë edhe sinqeriteti juaj më i madh ndaj të tjerëve. Nëpërmjet komunikimit më të qartë do të lidhni marrëveshje të reja afariste.

Shëndeti: Janë të mundshme udhëtime të shkurtra.

Dashuria: Nëse ende jeni vetëm dhe sinqerisht e dëshironi dashurinë, aktivizohuni. Këto janë ditë kur do të mund të ketë shkëndija në tarracën e një bari lokal, në shoqërime krejtësisht pa obligime, duke pirë kafe. Nëse jeni në lidhje, të dy do të aktivizoheni më shumë se zakonisht. Ndoshta do të udhëtoni.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Karriera: Do të provoni opsione të ndryshme afarizmi. Disa madje do të guxojnë edhe të rrezikojnë. Kjo lojë do t’ju sjellë edhe lumturi të caktuar, sepse nuk do të ketë monotoni. Aktorët para publikut do të kenë gjithnjë e më shumë punë, ndërkaq duartrokitjet nuk do të mungojnë.

Shëndeti: Do të punoni në stilin tuaj. Ndryshojeni.

Dashuria: E dini që mundeni edhe më shumë edhe më mirë, mirëpo kjo nuk varet vetëm nga ju. Askush nuk është perfekt, andaj nuk është as personi juaj më i dashur. Përpiquni ta pranoni ashtu siç është ai dhe do të shihni që pa presione dhe kërkesa të panevojshme mund të jeni plotësisht të lumtur.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Karriera: Në temat e lidhur me financat dhe patundshmëritë do të ketë tensione të lehta., ndërsa ju gjithë ato do të detyroheni t’i shikoni, analizoni dhe të merrni vendimin i cili do ta orientojë rrjedhën e zhvillimit të mëtejshëm. Përpiquni të jeni sa më objektiv dhe mos u ngutni.

Shëndeti: Mundësi për ftohje apo virozë.

Dashuria: Shoqërimet pa obligime dhe duke pirë kafe do të mundë lehtë të shndërrohen në diç më shumë. Do të jeni këndshëm të surprizuar me mundësinë e re. Do të arrini në tërësi të tregoni çfarë ndieni. Kjo do të jetë mirë. Është me rëndësi që vetëm të mos flisni shumë. Veproni ngadalë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Karriera: Para jush janë sfida të reja të cilat kërkojnë qasje të mençur dhe të matur. Gjithashtu, duhet gjithnjë e më shumë të bashkëpunoni me kolegët, dhe jo rrallë të krijoni apo të pranoni kompromise. Mos e merrni këtë për të keq, sepse më shumë sy shohin më mirë.

Shëndeti: Gjeni çdo ditë pak qetësi vetëm për veten.

Dashuria: Do të ndiheni sikur nuk po mund të kapeni për asgjëje, gjë që është e sigurt. Keni të drejtë, mirëpo mendoni sa keni meritë për të. Partneri do t’ju tregojë mënyrën si t’i shfaqni më mirë emocionet. Përmbajuni këshillave për të cilat mendoni që janë të mira.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Karriera: Gjithnjë e më shumë do t’ju jenë të rëndësishme dija dhe profesionalizmi në afarizëm. Shumica do të kenë rastin t’i tregojnë talentet e tyre specifike apo diplomat e tyre do të bëhen të rëndësishme. Ata të cilët mësojnë do të jenë më të suksesshëm në provime. Disa do të kontaktojnë me shtetas të huaj.

Shëndeti: Vazhdoni kështu. Do t’ju shpaguhet.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje të gjatë, do të keni nevojë për më shumë lëvizje. Personit tuaj të dashur kjo nuk është e thënë patjetër t’i pëlqejë, andaj përpiquni ta merrni me vete apo t’ia shpjegoni nevojën tuaj për shoqërime. Të vetmuarit lehtë do të gjejnë shoqëri të gjinisë së kundërt.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Karriera: Do të keni mundësi pa u frikësuar fare të mbështeteni në rezultatet tuaja të mëparshme. Disa këto do t’i shfrytëzojnë që të ecin një hap më tutje, mirëpo do të ketë të tillë të cilët do të jetojnë në famën e vjetër derisa të munden. Mos bini në gjumë, puna avancon, me të edhe ju.

Shëndeti: Pushoni më shumë.

Dashuria: Do të duket sikur dashuria është shumë larg nga ju. Te disa kjo do të jetë e vërtetë, sepse personi i tyre më i dashur aktualisht do t’u mungojë. Dëshira e flakët do të forcohet, ndërsa me të edhe ndjenja e vetmisë. Disa qetësinë do ta gjejnë në aktivizimin e fantazisë dhe ëndrrave të tyre.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Karriera: Punët po intensifikohen, ndërkaq çdo gjë që bëni po merr karakter të ndërmarrësit. Këto ditë shumica do të nisen më fuqishëm apo nga ata do të kërkohet angazhim më i madh në vendin e punës. Ata të cilët kërkojnë punë, gjithashtu do të jenë dukshëm më aktivë.

Shëndeti: Probleme të vogla me stomakun.

Dashuria: Preokupimi në anën tjetër do të jetë i madh, ndërkaq ju të gatshëm të luftoni për të dy bashkë deri në fund. Ata të cilët janë në lidhje të qëndrueshme do të përtërijnë jetën e tyre erotike në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata të cilët ende e kërkojnë shpirtin binjak në flirte, do të jenë shumë këmbëngulës dhe do të shkojnë deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat