Femra, këto gjëra nuk ju bëjnë tërheqëse për meshkujt!

Life style

Femra, këto gjëra nuk ju bëjnë tërheqëse për meshkujt!

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Sipas një pyetësori të bërë në “Ask Men”, janë vënë re këndvështrime të ndryshme, në lidhje me faktin se çfarë nuk i tërheq më meshkujt.

Në këtë studim është bërë pyetja: Cila është ajo gjë që i bën femrat të mendojnë se janë tërheqëse, ndërkohë që në sytë e meshkujve këto gjëra i bëjnë më pak tërheqëse?!

Një nga meshkujt që ka marrë pjesë në këtë pyetësor ka thënë: “Vënia në masë të madhe e make up-it, i bën të duken sikur kanë maskë në vend të fytyrës”.

Një tjetër ka komentuar në lidhje me thonjtë e ekzagjeruar. Kjo gjë nuk i bën tërheqëse dhe i bën meshkujt të qëndrojnë larg tyre.

Në këtë pyetësor, për të dalë në një përfundim se çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te pamja e jashtme dhe sjellja e femrave kohët e fundit, një tjetër detaj është edhe zëri i tyre sensual, shkruan intv.al. Femrat mendojnë se duke e bërë të folurën e tyre të duket sa më shumë sensuale, do bëjnë që meshkujt t’i afrohen. Kjo gjë nuk është e vërtetë, përkundrazi kjo gjë nuk i pëlqen aspak meshkujve.

Gjithashtu, në “Ask in Men”, meshkujt nuk kanë preferuar as gjinjtë e mëdhenj dhe buzët e fryra. Sipas tyre, këto gjëra nuk i bëjnë të duken më tërheqëse.

Ata theksojnë edhe faktin, se në foto femrat përpiqen të sforcohen duke bërë “duck face”, gjë që i bën të duken të shëmtuara.

Një përdorues tjetër, është shprehur në lidhje me modën e re të mbushjes artificiale të vetullave. Ai beson se kjo gjë i bën ato të duken qesharake dhe shumë të shëmtuara.

Mesa duket, femrat janë gabuar duke bërë këto sakrifica për t’u dukur tërheqëse në sytë e meshkujve. Ata preferojnë më shumë një femër sa më natyrale dhe të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat