6 zakone të rrezikshme që i bëjmë çdo ditë! - Bota Sot
6 zakone të rrezikshme që i bëjmë çdo ditë!

Life style

6 zakone të rrezikshme që i bëjmë çdo ditë!

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Çdo ditë e jona përbëhet nga veprime rutinë që na janë kthyer në zakone, por jo gjithnjë pasojat e tyre janë pozitive. Shumë nga çfarë ne bëjmë çdo ditë, janë të rrezikshme për ne, por ndonëse e dimë këtë teorikisht, s'bëjmë asgjë për ta ndryshuar rutinën.

1.Konsumi i pijeve nga shishet plastike.

Gabimi numër 1! Plastika është kërcënim për shëndetin e njeriut. Përbërësit e tij kanë ndikim negativ në sistemin nervor, atë imunitar dhe gjithashtu ulin pjellorinë. Këto shishe që shihni në foto, janë edhe më të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

2. Dërgimi i rrobave në pastrim kimik.

Që nga vetë emri, kuptohet që ky është proces kimik. Gjatë larjes, aty përdoren kimikate të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë irritim në sy, dhimbje koke, apo probleme me frymëmarrjen.

3. Nuk teshtini lirisht.

E kemi bërë të gjithë, por s'duhet bërë kurrë. Harroni ku jeni, me kë jeni dhe teshtini lirisht!

4. Ngacmimi i puçrrave

Përveçse i bën më keq dhe lë shenja, asgjë e mirë nuk vjen nga shtrydhja e tyre. Mund të merrni infeksion dhe gjërat mund të përkeqësohen më shumë nga ç'mendoni ju.

5. Përdorimi i make up-ve me përbërës sintetikë.

Eshtë e rëndësishme ta dini sa të rrezikshëm janë këta përbërës për ju. Akumulimi i tyre në trup mund t'ju shkaktojë irritim lëkurë, madje dhe alergjira të tjera.

6. Mos-ndërrimi i kllëfëve të jastëkut

Çdo natë kur flini, jastëku mbledh toksina lëkure, flokë dhe vajëra të trupit. Sa mikrobe mblidhen nëse nuk i ndërroni shpesh, mund ta imagjinoni vetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat