Kur i fusni këto bimë në shtëpi, keni futur edhe shëndetin: Përse mu çdo shtëpi patjetër duhet t’i ketë! - Bota Sot
Kur i fusni këto bimë në shtëpi, keni futur edhe shëndetin: Përse mu çdo shtëpi patjetër duhet t’i ketë!

Life style

Kur i fusni këto bimë në shtëpi, keni futur edhe shëndetin: Përse mu çdo shtëpi patjetër duhet t’i ketë!

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Shkencëtarët konstatojnë që sa më i madh numri i bimëve në banesë, aq më i mirë do të jetë edhe shëndeti

Lejohet cilido lloj, keni lirinë që të zgjidhni ato të cilat më së shumti ju pëlqejnë, vetëm që është me rëndësi që ato ta kenë ngjyrën të gjelbër.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se njëqind femra, ndërkaq ka zgjatur më shumë se tetë vjet.

Qe përse është mirë t’i kultivoni këto bimë në banesë:

Duke bërë fotosintezën, lirojnë oksigjen dhe kështu na mundësojnë të marrim frymë. Në të vërtetë, edhe pse e shfrytëzojnë oksigjenin, ajo përqindje është e papërfillshme për frymëmarrjen tonë, ndërsa edhe në raport me atë se sa e prodhojnë gjatë ditës, mund të themi që është krejtësisht e sigurt të keni bimë, madje edhe në dhomën e gjumit.

▪  Ngjyra e tyre e gjelbër ka ndikim pozitiv në psikikë.

▪ Pos që prodhojnë atom, i cili ka rëndësi jetësore, bimët pastrojnë ajrin, absorbojnë gazrat e dëmshme, balancojnë nivelin e lagështisë së ajrit dhe rregullojnë temperaturë e hapësirës, domethënë verës e freskojnë – dimrit e ngrohin.

▪ Ndikojnë në shëndet më të mirë dhe në dukje më të bukur të lëkurës. Falë pranisë së tyre, procesi i plakjes dukshëm ngadalësohet.

▪ Prania e bimëve përshpejton ndjenjën e qetësisë e cila drejtpërdrejt ndikon në përqendrim.

▪ Është dëshmuar që zvogëlojnë zhvillimin e sëmundjeve të mushkërive për rreth trefish.

▪ Gjithashtu është konstatuar që këto bimë kanë fuqinë që të përshpejtojnë procesin e shërimit pas sëmundjes së rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat