Ka fund të lumtur, fund të trishtë dhe fund të nevojshëm

Life style

Ka fund të lumtur, fund të trishtë dhe fund të nevojshëm

Më: 12 mars 2020 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Jeta është e përbërë nga cikle, histori, momente që shtohen, funde dhe fillime.

Fund i lumtur

Marrëdhëniet e një jete, dashuria reciproke, miqësia e përjetshme, puna e ëndrrave. Fundet e lumtura janë ato që nuk mbarojnë kurrë, ato ku gjendet një kënaqësi që vazhdon të na bëjë të lumtur. Këto janë funde që mbesin brenda nesh, edhe kur ato kanë kaluar, sepse ajo që është e fortë dhe e vërtetë, edhe nëse duhet të marrë fund, nuk do të largohet kurrë nga zemra.

Fund i trishtë

Për fat të keq, jeta na detyron të bëjmë ndarje të papritura dhe tejet të dhimbshme. Gjatë jetës ne humbim gjërat dhe njerëzit, humbje që do të lënë shenjat e tyre për gjithë jetën. Nostalgjia do të na shoqërojë, duke vjedhur buzëqeshje nga ne, duke përshpejtuar rrahjet e zemrave tona dhe duke na mbushur me mirënjohje.

Fund i nevojshëm

Jo gjithçka që duam dhe jo të gjithë që duam do të rrinë me ne dhe ky do të jetë një nga mësimet më të vështira që do të mësojmë. Shumë herë, do të na duhet të lëmë marrëdhëniet, të largohemi nga shtëpia, të lëmë punën, të kërcejmë, të largohemi. Ose kjo ose ne zgjasim vuajtjen, dhimbjen dhe zhgënjimin. Do të jetë e vështirë, por mbijetesa jonë do të varet nga qëndrimi i duhur ndaj personit të gabuar, pa marrë parasysh sa dhemb. Dhemb shumë, por kalon.

Me sa duket, fundet do të kthehen përsëri në rrugën tonë, pavarësisht nëse janë të mira apo jo. Do të varet nga ne t’i përballojmë ato me guxim, duke shpresuar se do të dalim më të fortë dhe të gatshëm për të marrë atë që na pret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat