Kur ju shohin si grua të fortë, ata mendojnë se nuk keni nevojë për ndonjë gjë

Life style

Kur ju shohin si grua të fortë, ata mendojnë se nuk keni nevojë për ndonjë gjë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Kur të shohin si një grua të fortë, ata mendojnë se nuk keni nevojë për ndonjë gjë apo për ndonjë person, që të mund të durosh dhe kapërcesh gjithçka që të ndodh. Që nuk shqetësoheni se nuk ju dëgjojnë, trajtojnë apo duan. Kur të shohin si një grua të fortë, ata janë duke kërkuar nga ju që t’i ndihmoni ata. Ata flasin me ju dhe mendojnë se nuk keni nevojë për dikë që t’iu dëgjojë. – A. Oleandro

Të jesh e fortë, për një grua nuk është një zgjedhje.

Kur vendosni gjithë zemrën dhe veten tuaj dhe nuk gjeni dikë që t’iu thotë të dua, të jesh e fortë është ajo që mbetet për ju. Kur në jetën e përditshme ekziston gjithmonë dikush që mbështetet te ti, i cili ka nevojë për ty, të jesh e fortë nuk është një zgjedhje.

Kjo ju ka ndodhur që fëmijë. Ju keni qenë gjithmonë pikë referimi për ata përreth jush: dikush i fortë për të mbështetur.  Kur të shohin si një person të fortë gjithë të tjerët duket se janë të autorizuar të tërheqin fuqinë tuaj të jashtëzakonshme, por kjo është e tmerrshme. Kur jeni një grua e fortë, ajo forcë është e vetmja gjë që mbetet dhe të tjerët përpiqen të marrin pak  forcë – për veten e tyre – pa e ditur se mund t’ju lëndojnë.

Ju duhet të merrni veten dhe të rikuperoni të gjitha pjesët e atij misteri që ishte jeta juaj para kësaj dhimbjeje, përpara kësaj gjendjeje. Para takimit me atë person.

Askush nuk e pyet një grua të fortë nëse ajo është e lodhur, vuan ose nëse ajo ka rënë, nëse ajo është e stresuar apo e shqetësuar. Gjëja e rëndësishme është se ajo është gjithmonë atje: një far në mjegull ose një shkëmb në mes të detit. Gruaja e fortë nuk falet kurrë. Nëse humbet kontrollin, ata thonë se ajo është e dobët ose histerike. – A. Oleandro

Të jesh e fortë për një grua është një detyrë për veten. Bukuria e një gruaje që ka prekur fundin dhe prej andej është ngritur përsëri është e papërshkrueshme. Gratë kanë forcë të jashtëzakonshme. Edhe pas të qarave pafund dhe netëve pa gjumë ato gjithmonë gjejnë një mënyrë për të filluar dhe, në çdo fillim të ri, ata duket se po ri-lulëzojnë.

Kur gruaja e fortë zhduket për një minutë, të gjithë e vënë re mungesën e saj, por kur ajo është atje, prania e saj është e zakonshme. Por ku ju merrni forcën që ju nevojitet çdo ditë për të qenë ajo lloj gruaje nuk ka rëndësi për askënd. – A. Oleandro

Ji e fortë, pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. Kjo është forca e vërtetë e një gruaje të fortë. Ka një kohë kur një grua e fortë nuk shqetësohet për gjykimin e të tjerëve. Ajo nuk shqetësohet që ta pëlqejnë, as të tregojë diçka për askënd përveç vetes.

Kemi nevojë për kurajë dhe aq më shumë për të qenë një grua e fortë. Kur një grua e lë veten të bie gjithmonë në dobësitë e saj do të jetë dikush i gatshëm ta gjykojë atë si një grua e dobët. Dhe kur një grua duket autonome e fortë dhe e sigurt për veten e saj, të njëjtët njerëz do të jenë përsëri gati ta gjykojnë atë si një grua mendjemadhe dhe egoiste.

Ndero, njih, respekto dhe falëndero gratë e forta të jetës tënde, sepse edhe ato duhet të përqafohen dhe duhen. – A. Oleandro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat