Si të ruhen miqësitë në kohë pandemie

Life style

Si të ruhen miqësitë në kohë pandemie

Më: 18 prill 2020 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Ky është momenti pas të cilit me siguri shumëçka kurrë nuk do të jetë njësoj, por kjo nuk do të thotë që do të duhej të heqim dorë lehtë nga gjërat e rëndësishme në jetë, siç është, fjala vjen, miqësia

Edhe miqësia tani është në sprovë! Prandaj është e rëndësishme ta ruajmë.

Tani situata është edhe më specifike dhe nga ne kërkohet që të mos shoqërohemi, që kontaktet t’i reduktojnë në minimum të minimumit, andaj praktikisht jetojmë duke i shmangur njerëzit të cilët i duam. Mirëpo të mos lejojmë që të prishim dashurinë tonë… Ta ruajmë.

Po japim edhe disa këshilla praktike si ta ruajmë dhe si ta forcojmë:

Thirrni miqtë më të mirë më shpesh se kurrë më parë. Atë që nuk munden t’i shihni, kompensoni me thirrje të rregullta telefonike.

Mos harroni që t’i pyesni si janë ata dhe familjarët e tyre, a u mungon diçka, a u duhet ndonjë ndihmë.

Bëni çdo gjë që vërtet t’u gjendeni nëse diçka u duhet. Nëse ju nuk mund të dilni nga shtëpia, lutni dikë që mundet, që në vend tuajin të gjejë ndonjë mik të cilit i nevojitet ndihma, çfarëdo qoftë ajo.

Dërgoni ndonjë fotografi të bukur të përbashkët, për t’ua rikujtuar momentet e këndshme.

Organizoni shoqërim nëpërmjet kamerës së internetit, me kafe dhe ëmbëlsira, në mënyrë që atmosfera të jetë sa më e plotë.

Bisedoni për kujtimet më të bukura, por bëni edhe plane për ditët të cilat do të vijnë, për ëndrrat të cilat do t’i ëndërroni kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme.

Lexoni të njëjtët libra dhe shikoni të njëjtët filma në të njëjtën kohë, pastaj nëpërmjet telefonit këmbeni përshtypjet.

Çdo ditë inkurajoni njëri-tjetrin dhe jepni çdo gjë nga vetja që miqve më të mirë t’u krijoni buzëqeshje në fytyrë.

Këndoni bashkë nëpërmjet “Viberit”, pa marrë parasysh sa jeni muzikalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat