Martohet ish partneri/ja juaj? Mos e bëni edhe ju të njëjtën nga inati - Bota Sot
Martohet ish partneri/ja juaj? Mos e bëni edhe ju të njëjtën nga inati

Life style

Martohet ish partneri/ja juaj? Mos e bëni edhe ju të njëjtën nga inati

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Martesa mund të jetë një bashkësi shumë e bukur dhe e lumtur, por vetëm kur motivet për ta bërë atë janë korrekte. Për fat të keq, shumë shpesh njerëzit marrin këtë vendim kaq të rëndësishëm për shkak të arsyeve shumë të gabuara.

Ekziston vetëm një “arsye” e vërtetë për të cilën ia vlen të martoheni dhe ajo është nëse keni gjetur personin i cili ju përshtatet në çdo gjë dhe dëshironi që çdo moment të jetës ta kaloni me të. Më poshtë keni disa nga arsyet më të këqija të cilat shpeshherë dinë t’i detyrojnë personat në martesë.

1. Ish-partneri juaj është fejuar

Fakti që personi me të cilin më parë keni planifikuar jetën tani është në lidhje me dikë tjetër apo është para martesës, tek ju me siguri zgjon ndjenja jo të këndshme. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se duhet të sjellni vendime të shpejta dhe të hyni në martesë. Një martesë me motive të tilla asnjëherë nuk do të jetë e suksesshme.

2. Kohë të gjatë jeni në lidhje

Shumë çifte vendosin të martohet pasi që janë gjatë kohë në lidhje dhe pikërisht këtë kanë si argument kryesor. Mirëpo, është me rëndësi të dini se jetëgjatësia e lidhjes është vetëm një nga elementet, krahas respektit të ndërsjellë dhe  dashurisë. Në qoftë  se nuk i keni këto, atëherë nuk ju mjafton arsyeja e parë, pasi që problemet vetëm do t’ju shtohen në martesë.

3. Shtatzëni

Shtatzënia e papritur është ndër arsyet kryesore pse çiftet fillojnë martesë. Është në rregull që kjo ta shpejtojë dhe ta nxit martesën, mirëpo vetëm atëherë kur ju njiheni mjaftueshëm gjatë kohë dhe jeni të gatshëm për një gjë të tillë.

4. Miqtë e juaj janë të martuar

Nuk është mirë që ju të jeni personi i vetëm që është i pamartuar në shoqëri. Por, kjo nuk është arsye që të kurorëzoheni në afat sa më të shpejtë të mundshëm, pasi që në këtë mënyrë vetëm do të ikni nga vetmia dhe kaloni në një martesë që nuk funksionon si duhet dhe kjo mund t’ju bëjë që të ndiheni shumë  më keq sesa kur ishit beqar/e.

5. Prindët insistojnë

Në qoftë se keni kaluar “moshën e martesës” dhe prindët apo familja juaj apo e parterit tuaj insiston të martoheni, mos e merrni këtë si arsye për martesë. Vetëm ju mund ta dini se kur jeni të gatshëm për të marrë një hap kaq të rëndësishëm në jetë.

6. Aspekti financiar

Është e vërtetë që jeta është më e mirë kur keni mbështetje financiare, mirëpo paratë nuk mund t’ua sjellin lumturinë në martesë. Do të mashtroheni nëse mendoni se do të jeni të lumtur në qoftë se martoheni me dikë që ka gjendje të shkëlqyeshme financiare. Vetëm dashuria dhe respekti mund ta mbajnë martesën të gjallë.

7. Frika nga vetmia

Shumë njerëz vendosin të martohen sepse kanë frikë se mos mbesin të vetmuar. Ky është mosrespektimi më i madh që mund t’ia bëni vetes suaj dhe partnerit. Nga të gjitha arsyet, arsyeja se mos ndoshta nuk do të mund të gjeni dikë më të mirë më tutje është ndër më të rrezikshmet, sepse përbëhet kryesisht nga frika dhe martesat e tilla rrallë herë mund të jenë të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat