Dyshoni se jeni shtatzënë? Mësoni kur duhet bërë testi për t’u siguruar

Life style

Dyshoni se jeni shtatzënë? Mësoni kur duhet bërë testi për t’u siguruar

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Aplikimi i testit të shtatzënisë në kohën e duhur mund t’ju ndihmojë që të siguroni rezultate më të sakta. Nëse e bëni testin shumë herët mund të rezultojë në një rezultat të rremë negativ.

Kjo do të thotë se ju mund të jeni shtatzënë por nuk ka hormon të mjaftueshëm HCG (hormon shtatzënisë) në urinë për të treguar rezultatin e vërtetë.

Në raste të tjera, kur testi i urinës tregon një vijë të zbehtë pozitive tregon se jeni shtatzënë. Megjithatë, në këto raste është mirë të përsërisni testin për të siguruar që nuk është një rezultat i rremë pozitiv.

Shumë gra marrin një test shtatzënie kur vërejnë shenjat e para që jep organizmi. Këshillohet të prisni të paktën 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta për rezultatin që do të tregojë testi.

Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet vrullshëm në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme në femra të ndryshme, kështu që nuk mund të konstatohet java e shtatzanisë në bazë të nivelit të hormonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat