Gjërat që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Life style

Gjërat që duhet të bëni për të qenë të lumtur

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Lumturia, qëllimi përfundimtar i çdo ekzistence, gjendja emocionuese më e ndjekur dhe ndjekja e së cilës ndonjëherë përfshinë tërë jetën tonë pa e kuptuar se mund ta kemi pasur gjithmonë pranë.

Për lumturisë, jetohen histori dashurie, vuajnë, meditojnë, përfshihen në udhëtime të kërkuara deri në kufi, vetëm për të jetuar atë gjendje ekuilibri, ku gjithçka është në rregull, ku gjithçka është e mirë për ne, dhe fryma jonë mund të shkojë me gjithë dritë, ndërsa goja jonë mund të hapet për një buzëqeshje të mrekullueshme.

Sipas shkencës, ka 5 gjëra që çdo person duhet të bëjë për të qenë i lumtur çdo ditë. Le të zbulojmë se cilat janë ato:

Stërvitja

Sipas një studimi të fundit të cituar në librin ‘Happiness Advantage’ për një grup njerëzish që vuajnë nga depresioni, pacientët të cilët së bashku me terapinë e ilaçeve kishin ndërmarrë aktivitet fizik, pas 6 muajsh trajtimi, kishin treguar një normë shumë të ulët të relapsit.

Gjumi

Për të qenë të lumtur, duhet të flini më shumë. Në fakt, sipas një studimi shkencor të vitit 2011, njerëzit që kanë zakon të bëjnë një sy gjumë pasdite ishin më të ndjeshëm ndaj emocioneve pozitive dhe në një kuptim të caktuar ‘të mbrojtur’ ndaj atyre negative. Mungesa e gjumit do të shkaktonte gjendje emocionale negative dhe depresion.

Celulari

Lënia e telefonit tuaj celular do të ishte një nga hapat më të rëndësishëm për të arritur lumturinë. Një studim i Kent State University vëzhgoi më shumë se 500 njerëz, duke nënvizuar se si përdorimi i telefonit celular shoqërohej me më shumë ankth dhe ulje të gjendjes së lumtur emocionale.

Kaloni më shumë kohë me shoqërinë

Momentet e relaksimit së bashku me miqtë dhe të afërmit do t’i bënin njerëzit më të lumtur. Ky zakon, në një epokë në të cilën komunikimi dixhital ka zënë vendin e asaj reale, duket se ka dështuar vërtetë, ndërsa sipas shkencës një jetë aktive shoqërore do t’i bënte njerëzit shumë të lumtur.

Kalimi i kohës jashtë

Kalimi i kohës jashtë, në kontakt me natyrën ose thjesht një shëtitje në një cep të qytetit tuaj gjatë një dite të bukur me diell, do t’i bënte njerëzit më të lumtur, duke përmirësuar gjithashtu kujtesën. Një studim i London School of Economics and Political Science nxori në pah se sa e lumtur mund të jetë jeta në natyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat