3 zakone para gjumit që mund të na ndihmojnë të humbim peshë

Life style

3 zakone para gjumit që mund të na ndihmojnë të humbim peshë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Gjatë natës trupi juaj djeg midis 300 dhe 400 kalori, kjo pothuajse është e barabartë me sasinë e energjisë që ju harxhoni gjatë një ore.

Ekspertët pohojnë se gjumi cilësor mund të kontribuojë në humbjen e peshës, ashtu si ushtrimet fizike.

Nëse doni ta bëni atë të funksionojë, është e rëndësishme të përmbaheni zakoneve të caktuara që mund të rrisin metabolizmin tuaj në gjumë.

Ftohuni.

Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e temperaturës së dhomës tuaj të gjumit rreth 18 ° C gjatë natës për të rritur metabolizmin tuaj. Studimet kanë treguar se një mjedis më i freskët aktivizon qelizat dhjamore, të cilat janë përgjegjëse për termorregullimin.

Kur flini në një dhomë të ftohtë ose flini lakuriq, trupi juaj fillon të djegë më shumë energji për të ruajtur nxehtësinë. Kjo është arsyeja pse ju mund ta gjeni veten më të dobët në mëngjes.

Pini pak lëng rrushi.

Lëngu i rrushit ndihmon në djegien e kalorive falë një substance të veçantë të quajtur resveratrol.

Kur flini, trupi juaj përdor yndyrë për t’ju ngrohur. Kështu, të pish një filxhan lëng rrushi para se të shkosh në shtrat do të të detyrojë të heqësh qafe yndyrat e tepërta në vend që ti ruash.

Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë.

Një orar i parregulluar i gjumit është i lidhur me shtimin e tepërt të peshës, thonë studimet. Normalisht është hormoni melatonin që na tregon kur të shkojmë në shtrat.

Ndihmon gjithashtu në aktivizimin e qelizave yndyrore që ndihmojnë në djegien e kalorive. Nëse regjimi juaj është jokonsistent, ju ndërhyni në prodhimin e melatoninës dhe privoni veten nga gjumi cilësor.

Si rezultat, ju mund të ndjeheni të lodhur në mëngjes dhe të dëshironi vakte me kalori të larta për të rritur energjinë tuaj. Nëse doni ta shmangni këtë, shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat