Gratë të cilat punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Life style

Gratë të cilat punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat.

Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britanikë arriti në përfundimin se gratë të cilat punonin më shumë se 55 orë në javë ishin më shumë të predispozuara të vuanin nga depresioni krahasuar me gratë që punonin 35-40 orë në javë.

Ndërsa burrat edhe nëse punojnë me orë të zgjatura ishin më paktë riskuar që të prekeshin nga depresioni,problemet shfaqeshin nëse ata punon gjatë fundjavave.

Kërkuesit besojnë se një ndarje e tillë gjinore bazohet edhe në faktin se kur gratë largohen nga puna sërish duhet të kujdesen për shtëpinë.

Analiza e kryer gjithashtu zbuloi se gratë e martuara me fëmijë në shtëpi punojnë më pak se gratë beqare, por një gjë e tillë nuk ndodh me burrat e martuar dhe ata beqarë.

Në studim u morën rreth 23000 persona, dhe u pa se gratë që punonin më shumë se 55 orë në javë kishin 7.3% më shumë mundësi të shfaqnin simptoma depersive.

Po ashtu edhe puna gjatë fundjavës shtonte risqet që si burrat edhe gratë të prekeshin nga depresioni.

Sipas studimit burrat prireshin të punonin orë më të gjata sesa gratë, me pothuajse gjysmën e orëve të punës më shumë se 40 orë në javë.Pothuajse gjysma e grave punonin me kohë të pjesshme, krahasuar me vetëm një në shtatë burra.

Ekspertët e studimit besojnë se gjetjet e tyre do të ndikojnë tek punëdhënësit që të reduktojnë orët e tepërta për gratë si dhe të përmirësojnë kushtet psikosociale në punë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat