Me kalimin e kohës, mësojmë të duam më pak njerëz, por më intensivisht

Life style

Me kalimin e kohës, mësojmë të duam më pak njerëz, por më intensivisht

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:35
Ilustrim

Me kalimin e kohës mund të ndodhë që marrëdhëniet që mendonim se ishin të forta dhe të qëndrueshme do të prishen. Do të ndodhë për ndryshime normale të jetës, ose për konflikte racionale, grupi ynë i miqve do të ulet në mënyrë drastike.

Ndodh që miqtë e vërtetë të llogariten me gishtërinjtë e dorës dhe se, me kalimin e viteve, cilësia fillon të peshojë më shumë sesa sasia në krahasim me miqësinë dhe marrëdhëniet emocionale.

Me kalimin e kohës, ne fillojmë të preferojmë intensitetin e marrëdhënieve, përtej frekuencës. Ne na pëlqen të kemi përkrah njerëzit që vërtet interesohen, ata që i duam më shumë. Kur arrijmë në një moshë të caktuar, zakonisht mes 30 dhe 40 vjeç, është e zakonshme të ndjeheni “vetëm, por të shoqëruar”. Për këtë arsye ne fillojmë të kërkojmë, në mënyrë eksplicite ose jo, për marrëdhënie cilësore, të pastra, të sinqerta dhe të qëndrueshme.

Ne përzgjedhim dhe çojmë përpara ato marrëdhënie me njerëzit që na ofrojnë mirëqenie emocionale, sociale dhe konjitive. Ne bëhemi më të saktë dhe analitikë, duke preferuar cilësinë mbi sasinë. Me kalimin e kohës, miqësitë bëhen lidhje që duken më shumë si vëllazërime, larg hipokrizisë, egoizmit dhe shqetësimeve të maskuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat