Inspirimi i modës për femrat e moshës 50-vjeçare: Gjashtë veshje të pagabueshme vjeshtore!

Life style

Inspirimi i modës për femrat e moshës 50-vjeçare: Gjashtë veshje të pagabueshme vjeshtore!

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:53
foto ilustrim

Dama, vishuni kështu dhe të gjithë do të kthejnë shikimin nga ju

Meqenëse para disa ditësh e kemi pritur vjeshtën, është koha e duhur që të gjejmë inspirimin për veshjet e ardhshme.

Vishuni kështu dhe me siguri të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju, sepse do të dukeni si trendesiste të vërteta.

Kombinimi i ngjyrave kuq-hirtë është gjithmonë i qëlluar. Meqenëse pantallonat janë mjaft të efektshme, këmisha e zezë është zgjedhje e shkëlqyeshme.

Çizmet e kanë “thyer” në mënyrën e vërtetë këtë kombinim, ndërkaq rripi me print interesant ka zbukuruar gjithë këtë tregim mode.

Kostumet gjithmonë janë zgjedhje e mirë, ndërsa ky dezen aktualisht është kryesori.

Temperaturat ende nuk na lejojnë të bartin edhe rroba të shkurtra, ndërkaq kombinimi i bermudeve nga xhinsi dhe çizme të gjata vërtet duket interesant.

Për të sjellë hare në ditët e zymta të vjeshtës, lirisht kombinoni ngjyrat. Kombinimi i ngjyrës jargavan dhe tirkiz është ide e shkëlqyeshme.

Pantallonat nga ky material janë të obligueshme në gardërobën e çdo femre.

Nëse i vishni ato, mjafton t’i kombinoni me xhemper të zakonshëm ngjyrë të bardhë dhe do të dukeni fenomenale.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat