Hëna e re do jetë në krahun tuaj/ Astrologu Paolo Fox paralajmëron ketë shenjë horoskopi

Life style

Hëna e re do jetë në krahun tuaj/ Astrologu Paolo Fox paralajmëron ketë shenjë horoskopi

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:03
Paolo Fox

Dashi

Situatë e mirë astrologjike me Hënën në një aspekt të shkëlqyeshëm. Ka akoma probleme por ju jeni gati të kapërceni pengesat. Kjo është një fazë e organizimit për të ardhmen.

Demi

Ky fillim i javës flet për disa kontraste , sidomos sot. Nëse duhet të zgjidhni një problem në familjen tuaj, është më mirë ta bëni deri të shtunën. Kujdes nga xhelozia.

Binjakët

Ju jeni akoma pak i mërzitur, mbase edhe nervoz sepse do të donit përgjigje të menjëhershme. Ajo që mund të ju zemërojë këto ditë janë saktësisht informacionet e bllokuara, mesazhet që nuk mbërrijnë.

Gaforrja

Nga tani deri në mes të dhjetorit mund të përjetoni konflikte të vogla sidomos me veten. Tani horoskopi Paolo Fox rekomandon që të filloni të kënaqeni më shumë. Ndryshoni diçka në punë.

Luani

Ju duhet të përfitoni nga kjo periudhë interesante për të marrë atë që dëshironi. Shumë prej jush janë të prirur të bëjnë gjithnjë e më shumë, për të rritur fuqinë tuaj, për të pasur një rol më të mirë.

Virgjëresha

Qielli juaj tregon se jeni ende nën një presion të vogël : kjo javë ka filluar në një mënyrë të egër. Mundohuni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet ndërpersonale.

Peshorja

Kjo është një ditë e rëndësishme në një kohë që do të jetë vendimtare për ju. Në këtë të martë ju jeni shumë i fortë. Deri në fund të vitit do të ketë rishikime ose shkurtime që do të bëhen.

Akrepi

Këto ditë duhet të keni kujdes me shpenzimet. Kjo është një e martë e mirë, mund të gjeni bashkëpunim në marrëdhëniet me Ujorin dhe Peshoren.

Shigjetari

Duhet ta përmbani energjinë dhe zemërimin që ndjeni brenda vetes . Nëse po ndiheni nervoz kjo është për shkak se keni një projekt në rrezik.

Bricjapi

Ju dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes dhe që fjala juaj të dëgjohet. Diçka në vendin tuaj të punës po ndryshon dhe kjo ka ndikuar edhe tek ju.

Ujori

Po jetoni një javë disi të veçantë dhe keni kaq shumë dyshime saqë po përpiqeni të zbërtheheni. Dita e sotme iu fton të jeni më të fortë.

Peshqit

Ju jeni shumë të mërzitur dhe ky shqetësim pasqyrohet menjëherë në fytyrën tuaj. Ju duhet të përpiqeni të reagoni me forcë ndaj gjithë kësaj dhe të përpiqeni të mos ndikoheni nga ngjarjet e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat