Pse njerëzit me sy blu janë unikë?

Life style

Pse njerëzit me sy blu janë unikë?

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:24
Ilustrim

Askush në botë nuk e ka ngjyrën e syve njësoj si ju. Por nëse i keni sytë ngjyrë blu, atëherë jeni akoma më të veçantë. Njerëzit me sy blu mund të kenë disa 'superfuqi'.

Sytë blu, në të vërtetë, nuk janë blu

Shumica e racës njerëzore e merr ngjyrën e syve kafe nga melanina, pigmenti që është përgjegjës edhe për ngjyrën e lëkurës. Por kur bëhet fjalë për sytë blu, ata e marrin ngjyrën e tyre si rezultat i pasqyrimit të dritës. Thjesht i njëjti 'mashtrim' që bën oqeanin dhe qiellin të duken blu.

Mund të ndryshojnë ngjyrë

Sytë blu mund të duken se janë me ngjyra të ndryshme në varësi të kushteve të dritës. Kjo ndodh, sepse sytë blu marrin ngjyrën nga drita që hyn dhe më pas reflektohet përsëri. Ju gjithashtu mund të ndryshoni pak ngjyrën e syve tuaj dhe t'i bëni ata të duken më të ndritshëm ose më 'të vakët', në varësi të make up-it që zgjidhni.

 Të gjithë njerëzit me sy blu kanë të njëjtin paraardhës

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Kopenhagës zbuloi se të gjithë njerëzit me sy blu mund të kenë një lidhje të fshehtë. Diku nga 6,000 deri në 10,000 vjet më parë, të gjithë kishin sy kafe, por në një moment, gjenet që kontrollonin nivelin e melaninës bënë mutacion. Ky mutacion kufizoi sasinë e melaninës që mund të prodhonin dhe "ktheu" sytë kafe në blu. Të gjithë njerëzit me sy blu e kanë trashëguar këtë "kthim" gjenetik pikërisht në të njëjtin vend në ADN-në e tyre.

Njerëzit me sy blu janë të rrallë

Shumica e njerëzve kanë sy kafe, ndërsa vetëm 8% deri në 10% janë me fat që të kenë sy me ngjyrë. Sipas World Atlas, shumica e njerëzve me sy blu jetojnë në Evropë. Finlanda përbën përqindjen më të madhe të njerëzve me sy blu.

Janë më të ndjeshëm ndaj dritës

Nëse sytë tuaj janë me ngjyrë të çelur, duhet të jeni të kujdesshëm kur i mbroni nga dielli. Okulistët besojnë se njerëzit me iris blu priren të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës. Për shkak se sytë blu nuk kanë pigment 'thithës' të dritës mjaftueshëm, nëse kalon shumë dritë përmes irisit mund të dëmtojë syrin.

Mund t'i përballojnë më lehtë dhimbjet

Njerëzit me sy në ngjyrë të çelur janë me fat që të kenë një tolerancë më të lartë të dhimbjes sesa njerëzit me sy të errët. Një studiues në Universitetin e Pittsburgh anketoi 58 gra që prisnin foshnje dhe zbuloi se gratë me sy blu ose jeshil përjetuan më pak dhimbje dhe e përballuan më mirë procesin. Shkencëtari beson se gjenet e lidhura me melaninën mund të ndikojnë fuqimisht në tolerancën e dhimbjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat