Pse të japësh më shumë nga vetja mund ta kthejë një marrëdhënie në toksike? Ja ç’duhet të bëni

Life style

Pse të japësh më shumë nga vetja mund ta kthejë një marrëdhënie në toksike? Ja ç’duhet të bëni

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një marrëdhënie toksike mund t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur, të humbisni besimin tek vetja dhe të vini në dyshim nëse meritoni dashuri apo jo.

Pjesa më e frikshme është se kjo mund të ndodhë ndërkohë që ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, sipas “Bright Side”.

Si ta kuptoni që jeni në një marrëdhënie toksike dhe se po jepni më shumë seç duhet nga vetja?

Të marrësh dhe të japësh

Edhe në një marrëdhënie perfektë, është pothuajse e pamundur të shihni partnerë që marrin dhe japin në mënyrë të barabartë. Dhe kjo është normale.

Është normale që të doni të mbështeteni tek dikush kur qani, kur ndiheni të pasigurtë, apo edhe kur keni nevojë për ndihmë financiare. Po ashtu, është normale që të doni ta fokusoni të gjithë vëmendjen tek personi që doni, i cili ka nevojë për ndihmën tuaj.

Megjithatë, lidhja mund të mos jetë më e shëndetshme, kur një partner jep gjithçka, ndërsa tjetri i merr, por nuk jep asgjë në këmbim. Nëse jeni një person vetëmohues, i dashur dhe i kujdesshëm, ju pëlqen të jeni gjithmonë aty për partnerin tuaj. Për këtë arsye mund të mos jeni të vetëdijshëm se partneri nuk po përpiqet t’ju japë asgjë në këmbim.

Në fillim, ndihma juaj mund të vlerësohet, por më pas partneri mund të fillojë ta marrë atë si të mirëqenë. Ai mund të fillojnë të përfitojë nga ju vazhdimisht.

Shenjat që tregojnë se jeni një person që vetëm jep

Ju ndiheni përgjegjës për partnerin dhe ndjeni nevojën për t’i ndihmuar ata. Ju nuk shihni asnjë mënyrë tjetër për të trajtuar situatën, prandaj kjo është ajo që duhet të bëni.

Mendoni se ata nuk do të ishin në gjendje të përballen pa ju. Pra, ajo përgjegjësi që tashmë e ndjeni, bëhet edhe më e rëndë, sepse jeni të bindur që partneri do të humbasë pa ju. Dhe nuk mund ta lejoni të ndodhë.

Nevojat e partnerit janë të parat. Ju kaloni shumë kohë duke u marrë me problemet e partnerit dhe shpesh lini mënjanë trajtimin e problemeve dhe përgjegjësive tuaja.

Ju mendoni se nëse ndaloni mbështetjen e vazhdueshme që i jepni, ata nuk do të dëshirojnë të vazhdojnë të jenë në një marrëdhënie me ju.

Si mund t’ju lëndojë të qenit një partner që vetëm jep në mënyrë të vazhdueshme?

Të gjitha gjërat që bëni për dikë që ju intereson shumë mund të jenë të lodhshme emocionalisht, nëse nuk merrni të njëjtën sasi kohe, energjie dhe mbështetje në këmbim. Shqetësimi i vazhdueshëm për nevojat e dikujt tjetër është gjithashtu rraskapitës.

Dhe nëse, përveç kësaj, ky kujdes i vazhdueshëm për të tjerët nuk ju lejon të kujdeseni për veten dhe nevojat tuaja, si dhe të keni kohë të mjaftueshme për veten, mund të dëmtojë vërtet vetëvlerësimin tuaj, mënyrën se si e shihni veten dhe shëndetin mendor në përgjithësi.

Në një moment, mund të jetë e vështirë ta shihni veten si diçka të veçantë nga partneri. Mund ta keni të vështirë, dhe madje pothuajse të pamundur, të imagjinoni se si është të jesh beqar.

Çfarë mund të bësh në lidhje me këtë?

Ndoshta ju as nuk e kuptoni që jeni në një marrëdhënie të tillë. Dhe nuk e kuptoni se nga vjen e gjithë kjo lodhje dhe nga vijnë ndjenjat tuaja negative. Ju nuk mund ta kuptoni se çfarë është e gabuar.

Kjo është arsyeja pse gjëja më e rëndësishme është të pranoni që jeni në një marrëdhënie ku vetëm jepni dhe nuk merrni asgjë në këmbim. Atëherë duhet të pyesni veten përse ndjeni gjithmonë nevojën për të dhënë, kur nuk merrni asgjë në këmbim.

Nëse jeni në një marrëdhënie të re, vendosni kufijtë menjëherë. Mos investoni shumë shpejt, para se ta njihni partnerin më mirë dhe para se të jeni të sigurt se ai do të jetë po aq mbështetës sa ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat