Ndjenjat pozitive vijnë nga mendimet pozitive

Life style

Ndjenjat pozitive vijnë nga mendimet pozitive

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:41
Ilustrim

Studiuesit thonë se ne kemi rreth 60 mijë mendime në ditë. Kac shumë mendimet është e pamundur t’i kontrollojmë.

E imagjinoni dot sa shumë mund të lodhet një njeri derisa provon të kontrollojë secilin mendim që i shkon nëpër mendje?

Për fat të mirë ka një mënyrë më të lehtë: nëpërmjet ndjenjave tona. Ndjenjat  na tregojnë se cfarë mendojmë.Rëndesia e ndjenjave  nuk vlerësohet asnjëherë sa duhet, ndjenjat janë mjeti më i mirë që të ndihmojnë të krijosh jetën tënde, ndërsa mendimet janë shkaku parësor i gjithçkaje. Gjithçka tjetër që sheh dhe përjeton  në këtë botë është efekt; kjo përfshin edhe ndjenjat e tua. E megjithatë mendimet janë gjithmonë  shkaku.

Ndjenjat të tregojnë menjëherë se çfarë je duke mender. Mendo një çast kur ke pasur një rënie të papritur të gjendjes emocionale, ndoshta kur ke dëgjuar një lajm të keç. Ndjesia që ke provuar në stomak apo në gropën e krahërorit ka qenë e menjërshme. Pra ndjenjat të sinjalizojnë menjëherë se çfarë je duke menduar.

Duhet të jesh i vetëdijshëm se si ndihesh dhe të sintonizohesh me ndjenjat e tua, sepse është rruga më e shpejtë për të ditur se çfarë je duke menduar.

Ndjenjat e tua ndahen në dy kategori: ndjenat e mira dhe ndjenjat e këqija. Ndryshimi mes tyre është i dallueshëm, sepse njëra të bën të ndihes mirë, kurse tjera keq. Mërzia, inati, zemërimi, faji, janë ndjenja që nuk të bëjnë të ndihesh i fuqishëm. Këto janë ndjenja të këqija.

Askush nuk mund të të thotë nëse ndihesh mirëpo apo kec, sepse vetëm ti e di këtë. Nëse nuk je i sigurt se si ndihesh, thjeshtë pyet vetën: “Si ndihem?” Pastaj bëja këtë pyetje vetes herë pas herë gjatë ditës dhe pak nga pak do të bëhesh  vetëdijshëm për ndjenjat e tua.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dish ëshë se e ke të pamundur të ndihesh keç dhe në të njëjten kohë të mendosh gjëra të mira. Kjo do të binte në kundërshtim me ligjin, sepse janë mendimet ato që i nxisin ndjenjat. Nëse ndihesh keç, kjo ndodhë ngaqë po ushqen mendimet që po të bëjnë të ndihesh në këtë mënyrë.

Mendimet përcaktojnë frekuencën tënde, ndërsa ndjenjat të tregojnë menjëherë se në cilën frekuencë gjendesh. Kur ndihesh keq, je në frekuencën që tërheq më shumë gjëra negative. Ligji i tërheqjes duhet të reagojë duke të rikthyer imazhe të tjera gjërash negative, majde gjëra që të bëjnë të ndihesh keq.

Kur ndihesh kec dhe nuk bën asnjë përpjekje për t’i ndryshuar mendimet tua dhe për t’u ndierë më mirë, në të vërtet je duke thënë “më sill situate të tjera që më bëjnë të ndihem kec”.

Megjithatë po të shohësh nga një këndvështrim tjetër, ti ke emocione të mira dhe ndjenja të mira, dhe e kupton kur vijnë sepse të bëjnë të ndihesh mirë. Entuziazmi, gëzimi, mirënjohja, dashuria…Imagjino sikur të ndiheni ashtu çdo ditë. Kur ngazëllehësh nga ndjenjat e mira, do të tërheqësh ndjenja dhe më të mira dhe gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë.

Ëshë e pamundur të ndihesh mirë dhe në të njëjtën kohë të kesh mendime negative. Nëse ndihesh mirë, kjo ndodhë ngase në këto çasme mendimet e tua janë positive. Në jetën tëndë mund të kesh çfarë të dëshirosh, nuk ka kufijë. Por ka një kusht: duhet të ndihesh mirë.

Nëse ndihesh mirë, je duke krijuar një të ardhme që ëhstë në rrugën e dëshirave tua. Nëse ndihesh keq, je duke krijuar një të ardhme që nuk është në të njëjtën rrugë me dëshirat e tua. Ligji i tërheqjes është duke funksionuar  në cdo sekondë të ditës tënde. Gjithcka që mendojmë apo ndiejmë ëhstë duke krijuar të ardhmen tonë. Nëse je i shqetësuar apo kë frikë, do të vazhdosh gjatë gjithë ditës duke tërhequr shqetësim dhe frikë në jetën tënde.

Ndërsa, kur ndihesh mirë, duhet të kesh me doemos mendime të mira. Kështu që je në rrugë të mbarë dhe po emeton një frekuencë të fuqishmë, që të dërgon rishtas më shumë gjëra që do të të bëjnë të ndihesh mirë. Kapi çastet kur je duke u ndier mirë dhe zhfrytëzoji ato. Mos harro se, kur ndihesh mirë, tërheqë shumë gjëra të mira drejt vetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat