Krizat e koronaivrusit kanë quar në shkëputjen e shumë lidhjeve familjare dhe shoqërore

Life style

Krizat e koronaivrusit kanë quar në shkëputjen e shumë lidhjeve familjare dhe shoqërore

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Rritja e nervozes, argumenteve dhe konfrontimeve gjatë pandemisë është rritur shumë në krahasim me rrethanat normale.

Koronavirusi ka shkaktuar shumë nervozë, argumente dhe konfrontime mes familjeve dhe miqve, sipas një studimi të bërë në Londër.

Një nga 12 persona nuk flasin më me një mik ose familjar shkaku i ndonjë grindje gjatë karantinës, ka ardhur në konkludim studimi.

Image

Ata që i marrin informatat e veta rreth Covid-19 përmes rrjeteve sociale gjithashtu kanë tendenca katër herë më shumë se të tjerët të mos flasin me dikë shkaku u një grindje në lidhje me pandeminë.

Personat më të ri dhe ata që patën probleme më të mëdha financiare kanë më shumë gjasë të jenë përfshirë në një argument të tillë.

Ndër personat më të “prekur” nga kjo dukuri ishin personat që mendojnë se maskat dhe virusi janë thjesht konspiracion.

Personat që frikësohen për mirëqenien e tyre ose të dikujt tjetër gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë të nevrikosur me të tjerët kur nuk i respektojnë masat.

Rreth 36% e personave mes moshave 16 deri në 34 vjeç, pranuan të kenë  pasur problem me një mik ose familjar, kurse tek personat e moshave 35 deri 54 vjeç vetëm 24% kishin pasur argumente të tilla. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat