Ja pas sa kohësh skadojnë produktet e makup-it

Life style

Ja pas sa kohësh skadojnë produktet e makup-it

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Transmetimi i sëmundjeve të ndryshme mund të bëhet edhe nga produktet kozmetike.

Produktet tuaja kozmetike duhet të ruhen në një vend të freskët, e të thatë. Në të vërtetë make-up-i nuk e duron lagështirën dhe nxehtësinë (të cilat favorizojnë shfaqjen e mikrobeve).

Lani mirë duart para se të prekni produktet kozmetike dhe pastroni rregullisht aksesorët tuaj të makijazhit. Së fundi, shmangni dhënien hua dikujt të produkteve të kozmetikës (sidomos të kuqin e buzëve).

I kuqi i buzëve mund të jetë përgjegjës për një sërë sëmundjesh të ndryshme të lëkurës dhe nuk duhet të ruhet për më shumë se një vit

Po rimeli? Kohëzgjatja e ruajtjes së rimelit është me e shkurtër, nga 3-4 muaj. Në rast të kundërt bakteret shtohen dhe shkaktojnë probleme tek sytë.

Peneli ruhet maksimumi 6 muaj ndërsa lapsat e buzëve deri në 2 vjet.

Fondatinat zakonisht rezistojnë deri ne 6 muaj, por edhe kjo varet nga përbërja. Produktet bio dhe hipoalergjike janë më të mira, por kanë më pak konservues dhe kohëzgjatja është më e shkurtër. Duhet ta keni parasysh se fondatinat e lëngshme rezistojnë më pak se ato kompaktet. Pudrat e ndryshme, ruzhin, mund t’i mbani nga 9 muaj deri në 2 vjet.

Kujdes! Edhe pse të gjitha produktet kanë një date skadence gjithçka varet nga data e hapjes por edhe nga mënyra e mirëmbajtjes. Nëse ato ruhen në një temperature mbi 29°C do të prishen më shpejt.

Për t’u mbrojtur nga bakteret duhet të pastrojmë mirë furçat. Në te vërtetë ne nuk i pastrojmë shpesh furçat me të cilat bëjmë makijazhin. Në fakt ato janë plot e përplot me baktere dhe irritojnë lëkurën tone. Një herë në javë duhet t’i lani ato dhe një herë në muaj duhet t’i ndërroni.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat