3 këshilla për të përjetuar seksin më fantastik të jetës suaj

Life style

3 këshilla për të përjetuar seksin më fantastik të jetës suaj

Nga: D.B. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Foto Ilustrim

Louise Bourchier, një edukatore seksi nga Auckland, Zelanda e Re, ka udhëhequr ndër vite komunitete pozitive rreth edukimit seksual. Insider mori pjesë në një seminar të quajtur “Përmirësim i kënaqësisë” dhe këtu janë tri gjërat që duhet të dini për një seks më të mirë.

Qasjet e reja

Bourchier e krahasoi raportin intim me një sesion muzikor, një përpjekje e drejtuar nga dëshira për të provuar qasje të ndryshme, teknika dhe stile të reja. Ajo që është e pëlqyeshme për një person është fakti se ekzistojnë fakte themelore anatomike që thonë se nuk ka manovrim magjik në shtrat që funksionon njësoj për çdo njeri, përkundrazi. Ju çdo herë duhet të provoni gjëra të reja.

Është e rëndësishme të flisni më shumë për seksin

Është shumë më e lehtë të shprehësh atë që dëshiron kur gjen fjalët e duhura për ta thënë atë. Por, çfarë ndodh nëse ju skuqeni apo nuk artikuloni qartë sa herë që flisni për seksin? Bourchier inkurajoi zhvillimin e një niveli të rehatshëm sa herë dalin biseda të ndjeshme si seksi. Besojmë nuk është hera e parë që ju thoni fjalën “klitor”! Diçka kaq e thjeshtë si të thuash fjalët e nxituara para pasqyrës, ose duke folur për seksin me miqtë, mund të ndihmojnë në zbutjen e ngurrimit apo frikërave në shtrat.

Teknika + komunikim = seks fantastik

Është e rëndësishme që të kemi teknika të mira dhe një kuptim të anatomisë! Si për të zbuluar klitorisin, por komunikimi është gjysma e dytë e ekuacionit. Bourchier theksoi se të dy elementet, njohuritë dhe mënyra se si artikulohen janë të rëndësishme në ndërtimin dhe mbajtjen e një jete të kënaqshme seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat