Krijoni fuqishëm ditën tuaj

Life style

Krijoni fuqishëm ditën tuaj

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:29
Ilustrim

A e dini se mirënjohja është mënyra për të sjellë më shumë në jetën tënde. A keni menduar ndonjëherë se çfarë duhet të bëni për të shënuar kthesë në jetën tuaj?

Hapi I parë është të fillosh të hartosh një listë gjërash për të cilat je mirënjohës. Kjo ta ndryshon energjinë dhe fillon të të ndryshojë mënyrën e të menduarit. Para këtij ushtrimi, ndoshta ke qenë I përqendruar në atë që nuk e ke, në ankesat dhe në problemet e tua. Kur e bën këtë ushtrim, fillon të shkosh në një drejtim tjetër. Fillon të jesh mirënjohës për gjërat për të cilat ndihesh mirë.

Nëse të duket e re ideja që mirënjohja e vë mendjen tënde në një harmoni me intime me energjinë krijuese të Universit, mendohu mirë për këtë dhe do të shikosh që është e vërtetë.

Provoni të shprehni mirënjohje prej momentit që zgjoheni nga gjumi.  Në momentin që ngriheni nga shtrati thuani “faleminderit”. Për çdo hap që bëni rrugës për një banjë, thuani “faleminderit”, dhe ndërsa laheni dhe bëheni gati  vazhdoni të thoni “faleminderit”. Duke e bërë këtë , ju po e krijoni fuqishëm ditën tuaj dhe gjithçka që ajo do të përmbajë. Jeni duke programuar frekuencën tua dhe doke pohuar qëllimisht mënyrën se si doni të shkojë dita e juaj.

Nuk ka mënyrë më të fuqishme se kjo për të nisur ditën tuaj. Ti je krijuesit i jetës tënde, prandaj fillo ta krijosh qëllimisht ditën tënde duke thënë faleminderit për cdo të mirë që ke në jetë dhe duke menduar për gjëra të reja pozitive që mund t’ju ndodhin në çdo moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat