Zbulohet një molekulë e re për memorien

Life style

Zbulohet një molekulë e re për memorien

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Foto Ilustrim

Një zbulim i rëndësishëm në fushën neurologjike hedh një dritë të re për mekanizmat që kanë lidhje me memorien. Një grup studiuesish italianë pretendon se ka zbuluar se si funksionon skema e aktivizimit të një proteine që vepron në tru dhe në veçanti mbi mekanizmat që aktivizojnë aftësinë e kodifikimit të informacioneve dhe për kujtesën e ngjarjeve.

Zbulimi është fryt i punës së një ekipi studiuesish të Departamentit të Anatomisë dhe Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Torinos, në bashkëpunim me Universitetin e Firenzes dhe Institutin e Neuroshkencës, në Pisa. Shkencëtarët studiuan aktivitetin e neuroneve në koren cerebrale dhe panë, kur dhe si aktivizohet enzima “ERK”, sidomos në mekanizmat elastik cerebrale, pra të fenomenit që qëndron në bazë të kapacitetit tonë, për të kujtuar dhe kodifikuar informacionet.

Deri në këtë moment mendohej që enzima mund të vepronte vetëm në nivel bërthamor, për të rregulluar paraqitjen e geneve të reja, të rëndësishme për memorien. Ndërsa studiuesit italianë zbuluan se ekzistojnë edhe sektorë të tjerë të rëndësishëm neuronesh. Rezultatet e këtij studimi favorizojnë perspektiva të shumta në kërkimet mbi mekanizmat neurofiziologjikë, duke ofruar një model të funksionimit të qelizave nervore të trurit njerëzor. Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në mundësinë e kuptimit të patologjive që i përkasin memories.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat