Çfarë ndodh kur mendojmë vdekjen?

Life style

Çfarë ndodh kur mendojmë vdekjen?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Edhe një blic prej 42.8 milisekondash i fjalës “vdekje” nëpër një ekran kompjuteri është e mjaftueshme për të na bërë të veprojmë ndryshe – dhe jo gjithmonë për mirë.

Ju dhe çdokush në një kohë të ardhme do të vdisni. Sipas disa psikologëve, kjo e vërtetë e pakëndshme ngrihet vazhdimisht në brendësi të mendjes sonë dhe përfundimisht ndikon në gjithçka që bëjmë, nga vendimi për të marrë pjesë në kishë, për të ngrënë perime, për të shkuar në palestër për të na motivuar që të kemi fëmijë, të shkruajmë libra dhe të krijojmë kompani.

Për njerëzit e shëndetshëm, vdekja zakonisht fshihet prapa mendjes sonë, duke ushtruar ndikimin e saj në një nivel të nën ndërgjegjshëm.

“Pjesën më të madhe të kohës, kalojmë nëpër ditët tona të pavetëdijshëm, duke mos menduar për vdekshmërinë tonë”, thotë Chris Feudtner, pediatër dhe etikist në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe në Universitetin e Filadelfias.

Çfarë do të ndodhte, po qe se dykuptimësia përreth vdekjes tonë të ishte e largët? Çfarë nëse do të na thuhet papritmas data dhe mjetet e sakta të vdekjes?

Përderisa kjo është, natyrisht, e pamundur, shqyrtimi i kujdesshëm i këtij skenari hipotetik mund të hedhë dritë mbi motivet tona si individë dhe shoqëri – dhe lë të kuptohet se si të kalojmë më së shumti kohën tonë të kufizuar në këtë Tokë.

Së pari, le të vendosim atë që dimë në lidhje me mënyrën se si vdekja formon sjelljen në botën reale. Në vitet 1980, psikologët u interesuan për mënyrën se si merremi me ankthin dhe tmerrin e mundshëm që vjen me kuptimin se ne nuk jemi asgjë më shumë se “frymëmarrje, jashtëqitje, copat e vetëdijshme të mishit që mund të vdesin në çdo kohë”, siç Sheldon Solomoni, një profesor i psikologjisë në Kolegjin Skidmore të Nju Jorkut, vuri në pah.

Teoria e menaxhimit të terrorit, termi që Solomon dhe kolegët e tij, krijuan për gjetjet e tyre, përcaktojnë se njerëzit përqafojnë besimet e ndërtuara në mënyrë kulturore – se bota ka kuptim, për shembull dhe që jetët tona kanë vlerë – për të shmangur atë që përndryshe do të paralizonte terrorin ekzistencial.

Në më shumë se 1.000 eksperimente të rishikuara nga kolegët, hulumtuesit kanë gjetur se kur kujtojmë se do të vdesim, ne kapemi më shumë në besimet themelore kulturore dhe përpiqemi të rrisim ndjenjën tonë të vetëvlerësimit. Ne gjithashtu bëhemi më mbrojtës të besimeve tona dhe reagojmë me armiqësi ndaj çdo gjëje që i kërcënon ato.

Edhe mendimet shumë të mprehta për vdekshmërinë – një blic prej 42.8 milisekondash i fjalës “vdekje” nëpër një ekran kompjuterik, një bisedë që ndodh në një ambient funeral – janë të mjaftueshme për të shkaktuar ndryshime në sjelljet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat