Udhëzues për bimët sukulente: Kur dhe si duhet ujitur, sa dhe çfarë nuk duhet bërë

Life style

Udhëzues për bimët sukulente: Kur dhe si duhet ujitur, sa dhe çfarë nuk duhet bërë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Sukulentet (bimë me kërcell dhe gjethe të lëngshme), janë zgjedhje ideale për çdokënd që nuk arrin t’i ujitë rregullisht apo që bimët thjesht nuk arrijnë të qëndrojnë një kohë të gjatë

Pas disa ditësh kontrolloni dheun e bimëve tuaja. Ngulitni gishtat në shtresën e sipërme të dheut dhe ujitni bimën.

Mënyra tjetër që të mësoni a kanë nevojë për ujë është që t’i prekni fletët e bimës. Nëse në to ende ka pak ujë, ato do të jenë të forta.

Image

Nëse janë vyshkur, d.m.th. është shenjë që rezerva e ujit u është shpenzuar dhe koha është që bimën sa më parë ta ujitni.

Si ujiten sukulentet?

Mbushni një enë për ujitje dhe lehtësisht dhe në mënyrë të barabartë ujitni bimën nëpër gjithë shtresën e sipërme të dheut.

Kur uji fillon të rrjedhë nga vrimat e drenazhit të vazos, është shenjë që duhet ta ndërprisni ujitjen.

Lëreni bimën që të thithë lagështinë e mbetur 15 minuta. Nëse pas kësaj ka mbetur ende ujë derdheni atë.

– Ujitja nga fundi i mundëson bimës që ngadalë të thithë mjaftueshëm ujë, shpjegon Monai Nailah McCullough, hortikulturiste.

Çfarë nuk duhet të bëni?

T’i ujisni fletët e tyre. Edhe pse disa varietete bimësh duan lagështi të mirë, sukulentet nuk bëjnë pjesë ndër to, shkruan mindbodygreen.

Meqenëse sukulentet me prejardhje janë nga regjionet e thata të cilat nuk kanë mjaft lagështi, nuk janë mësuar t’i kenë fletët të lagështa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat