Pse meshkujt tremben dhe largohen nga këto shtatë lloje femrash

Life style

Pse meshkujt tremben dhe largohen nga këto shtatë lloje femrash

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Në lidhjen perfekte, ne do t’i lejonim partnerëve tanë të shihnin gjatë gjithë kohës vetëm versionin tonë më të mirë

Fatkeqësisht, në lidhjet e vërteta nuk ndodh kështu, prandaj na duhet ta pranojmë njëri-tjetrin me të mirat dhe këqijat tona, ose të largohemi përgjithmonë prej tij/saj!

Nëse do të merrnim në analizë meshkujt, për ta ka disa tipologji femrash që “i trembin” dhe kanë tendencën të largohen nga marrëdhënia.

Image

Llojet e grave më poshtë, pa dashje mund të jenë duke sabotuar marrëdhënien dhe pa e kuptuar bëjnë që partneri i tyre të largohet, prandaj këshilla më e mirë? Ruani ekuilibrat tuaj dhe të raportit me të!

1. Kontrolluesja

Ajo kërkon vazhdimisht ta ketë situatën nën kontroll dhe e sheh veten si “zgjidhësja e problemeve”.

2.Mamaja

Ajo bën pikërisht atë që emri i saj thotë: bëhet si një nënë për partnerin.

3.Pushtuesja seksi

Ajo është tërheqëse, joshëse dhe çdo gjë tjetër, por shantazhimi që ajo i bën partnerit me seks saboton lidhjen.

4.Viktima

Një mashkull nuk mund të bëjë përjetësisht rolin e heroit dhe një femër nuk mund të jetë përjetësisht në pritje të heroit të saj për t’i zgjidhur problemet! Do të përfundojë duke u quajtur e paaftë.

5. Ngacmuesja

Besojmë se e njihni shprehjen “Të çon tek burimi dhe nuk të jep ujë”. Femrat që tërhiqen në momentin e fundit bëhen të lodhshme shumë shpejt.

6.Llogaritarja

Kjo femër kujdeset papushim për balancat në lidhje dhe kërkon medoemos barazi për ÇDO GJË.

7. Princesha

Një femër që nuk quan dashurinë si gjënë më të rëndësishme por adhurimin nga partneri dhe që i pëlqen ideja e të qenit një “grua trofe”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat