Martesat zgjasin më shumë nëse komandojnë femrat

Life style

Martesat zgjasin më shumë nëse komandojnë femrat

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Martesat zgjasin më shumë në rastet kur janë femrat ato që dominojnë në çift. Barazia gjinore është shumë e vështirë që të arrihet në të gjitha aspektet. Për sa i përket roleve në çift, kjo gjë ndoshta është me e lehtë që të arrihet, por nuk rekomandohet sipas rezultateve të një studimi të kryer nga 340 çifte të martuar.

Kërkimi është realizuar nga dy universitete çeke dhe u botua në revistën ‘Neuroendocrinology Letters’. Doktoresha Eva Jozifkova tha se nëse rolet janë plotësisht të barabarta midis burrit dhe gruas, martesa në mënyrë paradoksale ka të ngjarë që të jetë më shumë e mërzitshme dhe më pas shkon drejt falimentimit.

Çiftet e martuara në të cilën një nga dy komponentët ka një pozicion dominues, kanë tendencë të jenë më të lumtur dhe të kenë më shumë fëmijë, të paktën 15% më shumë.

“Në ato raste kur martesat drejtoheshin nga femrat, u vu re se 24.2%  thanë se ishin shumë të lumtur. Kjo ndihmon që martesa të jetë më e suksesshme, rritet shpirti i bashkëpunimit në çift dhe në të njëjtën kohë kapërcehen vështirësitë e të gjitha llojeve”,-shtoi doktoresha Eva Jozifkova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat