Sa shpesh i ndërroni çarçafët? Ekspertët rekomandojnë…

Life style

Sa shpesh i ndërroni çarçafët? Ekspertët rekomandojnë…

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Nuk ka ndjenjë më të mirë se të shtrihesh në çarçafë të pastër, por shumë prej nesh ndoshta nuk i ndërrojnë ato mjaft shpesh. Megjithatë, një ekspert në lavanderinë e rrobave ka zbuluar se fjetja në çarçafë të pistë është e rrezikshme. Mary Marlowe Leverette, një eksperte e tekstileve, thotë se fjetja në një krevat të papastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Një në dhjetë njerëz nuk i ndërrojnë çarçafët më shumë se një herë në muaj.

“Gjatë gjumit, ne djersitemi vazhdimisht, duke nxjerrë yndyrë dhe pluhur. Në çarçafë mund të gjenden pështymë, urinë, sekrecione gjenitale, dhe mbetje fekale. Nëse nuk lahen rregullisht, dhe personi që fle në to ka të gërvishtura ose plagë, ato mund të infektohen. Myku dhe kërpudha të tjera mund të transmetohen  përmes pëlhurave”, thotë ajo. Mary shtoi se duke shmangur larjen e rregullt, çarçafët e pistë infektojnë edhe pjesët e tjera të shtratit.

“Pastrimi i rrallë i çarçafëve dhe këllëfëve të jastëkëve lejojnë lëngjet të depërtojnë në jastëkë dhe dyshekë, të cilat janë shumë më të vështirë për t’u pastruar se çarçafët”. Për të shmangur një gjumë johigjenik Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen një herë në javë. Por duket se shoqëria ngurron ta bëjë një gjë të tillë.  

Në një sondazh në lidhje me zakonet shtëpiake, 35 për qind e të rriturve thanë se i ndërrojnë çarçafët një herë në dy javë. Pak më shumë se një e treta deklaroi se i lante një herë në javë. Kjo është e barabartë me pesë milionë të rritur në mbarë vendin. Pyetur nga anketuesit YouGov, se kur mendonin se çarçafët bëheshin pis, gjysma e të anketuarve thanë: deri dy – tre javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat