5 mënyra si të ndihmoni fëmijën tuaj të mos ketë frikë nga errësira

Life style

5 mënyra si të ndihmoni fëmijën tuaj të mos ketë frikë nga errësira

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Fëmijët shpeshherë kanë frikë nga errësira, edhe këto veprime do e ndihmojnë të tejkaloj frikën.

Një studim ka sugjeruar se 54% e njerëzve kanë frikë nga errësira, shkruan “BrightSide”.

Pra, nëse më shumë se gjysma e të rriturve kanë frikë nga errësira, nuk është çudi që fëmijët të kenë këtë frikë gjithashtu.

Disa fëmijë teksa rriten e tejkalojnë këtë frikë vetë, por ju mund t’i ndihmoni me këto mënyra.

Dëgjojeni fëmijën tuaj

Merreni frikën e fëmijës seriozisht dhe dëgjoni ata. Mos e tejkaloni atë duke iu thënë se nuk ka asgjë poshtë krevatit ose se janë rritur s’duhet të kenë frikë më. Tregojuni se jeni aty afër dhe pse do t’i mbroni ata.

Lavdëroni fëmijët tuaj

Afirmimet pozitive ndryshojnë mënyrën se si ata mendojnë. Nëse ju iu thoni se ata janë të guximshëm dhe të fuqishëm dhe asgjë nuk do të ndodhë, ata dot ë përballen me frikën e tyre.

Përdorni drita dekorative

Mund të tingëlloi jo aq bindëse, por dritat dekorative do të ndihmojnë fëmijën tuaj që të mos ketë frikë nga errësira duke e bërë dhomën të duket bukur në errësirë.

Kthejeni një dhomë të errët në lojë

Shembulli më i mirë është të bëni një shfaqe me kukulla ose të bëni figura me hije. Përdorni shkopinjë fluroshent ose diçka të tillë.

Provoni trikun e 10 sekondave

Frika nga errësira nganjëherë mund të jetë si pasojë e ndaljes së menjëhershme të dritave. Kërkoni fëmijës të mbyll sytë kur drita është akoma ndezur.

Pasi të fikni dritën, vini duar tuaja mbi sytë e fëmijës, dhe numëroni deri në 10 së bashku. Pasi të numëroni, hiqni duart nga sytë e tyre dhe kërkoni fëmijës të hap sytë. Në këtë mënyrë, dhoma nuk do iu duket shumë e errët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat