Tatuazhi i parë, ku ta bëni, çfarë të bëni dhe këshilla të tjera

Life style

Tatuazhi i parë, ku ta bëni, çfarë të bëni dhe këshilla të tjera

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Nëse keni vendosur të bëni një tatuazh, mos u ndjeni në faj apo të pasigurt. Kjo është këshilla e parë dhe kryesore për të vijuar më pas me të tjerat, të cilat kanë të bëjnë me zonën se ku do ta bëni tatuazhin. Për shembull, ju mund t’ia nisni duke bërë një tatuazh të vogël në një vend të trupit në të cilin heqja e tij është e lehtë. Këshillat e tjera i gjeni të renditura më poshtë:

Çfarë të bëni tatuazh?

Një tatuazh është diçka shumë personale dhe pavarësisht se ekzistojnë metoda të ndryshme për ta hequr, ju duhet të jeni plotësisht të sigurt për atë që do të bëni dhe për personin që do t’ia dedikoni për të gjithë jetën. Nëse e keni tatuazhin e parë, nuk ka asgjë të keqe sikur të bënit mbi lëkurë diçka shumë të vogël, ndoshta jo shumë të perceptueshëm, si shumë tatuazhe minimalë që tashmë prej disa kohësh i shohim shpesh tek yjet e Hollivudit.

Gjithsesi, jepini vetes të gjithë kohën e duhur për t’u menduar mirë para se të bëni një tatuazh. Kështu që përpara se të ndiqni thjesht instinktin tuaj, konsultohuni me miqtë, familjarët ose me tatuazhistin.

Ku?

Zona e trupit mbi të cilën vendoset të bëhet tatuazhi i parë është thelbësore. Shpesh, shqetësimi i atyre personave që bëjnë tatuazh lidhet me faktin se zona në të cilin do të vendoset duhet të jetë jo shumë e dukshme, për t’ua fshehur prindërve, punëdhënësve etj.

Pra ata shqetësohen më pak për gradat e ndryshme të ndjeshmërisë të pjesëve të trupit. Ndaj nëse do të bëni tatuazhin e parë dhe nëse keni frikë nga dhimbjet apo e keni lëkurën shumë të ndjeshme, shmangni pjesën e prapme të gjunjëve, brinjët, bërrylat dhe ijet.

Planifikojeni me kujdes

Është e këshillueshme që tatuazhin të mos ta programoni gjatë një udhëtimi, ju duhet ta programoni ta bëni gjatë stinës së pranverës apo vjeshtës; vera në fakt, duhet të shmanget absolutisht për bërjen e tatuazheve, pasi ekspozimi në diell mund t’ju shkaktonte infeksione në lëkurë.

Regjistrohuni te një tatuazhist profesionist

Falë rrjeteve sociale dhe internetit, ju mund të informoheni për gjithçka në lidhje me tatuazhet, madje edhe për profesionistin ku mund të shkoni për këtë rast. Zgjerojini kërkimet dhe fokusohuni në objektivin tuaj: gjeni tatuazhistin që sipas mendimit tuaj është më i miri për atë se çka do të realizoni mbi lëkurën tuaj dhe atë që ju ngjall më shumë besim. Nëse për shembull, ju interesojnë tatuazhet e “shkollës së vjetër”, kërkimet tuaja orientojini në atë drejtim specifik.

Asnjëherë mos u mbështesni te kursimi se sa te sasia

Duket si një këshillë e qartë, por është ndoshta më e rëndësishme: mos u joshni asnjëherë nga ofertat speciale ose “promocionale” të stilit me çmime të ulëta. Puna e tatuazhistit duhet të mbështetet te cilësia: bëhet fjalë për lëkurën tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat