Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini para orës 10 të darkës!

Life style

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini para orës 10 të darkës!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një gjë të përbashkët: të gjitha flenë rreth orës 22:00. Ndoshta ju duket e habitshme sesi këto gra flenë herët dhe janë të suksesshme, por pasi të keni lexuar me poshtë efektet pozitive që ka fjetja herët në shëndetin fizik dhe mendor, do e besoni.

Një studim thotë se, gjumi më herët dhe i gjatë na ndihmon të ndalojmë mendimet negative dhe shqetësuese që mund të na mbajnë zgjuar natën.

Trupi ynë kthehet në formë, pasi kur flemë herët prodhohen dhe rigjenerohen hormonet. Ky aktivitet vendimtar do të sigurojë që ne të jemi në formën më të mirë për të nesërmen, veçanërisht kur flasim për njerëz që janë atletë.

Mos fjetja e mjaftueshme mund t’ju ​​lerë të stresuar për shkak të niveleve ekstra të larta të kortizolit, hormonit të stresit në trupin tuaj. Shumë kortizol mund të na bëjë të ndjehemi të shqetësuar dhe mund të ndikojë në shëndetin tonë. Por sapo të filloni të flini më herët, nivelet e stresit gjatë ditës do të bien.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që flenë më herët janë më të shëndetshëm në krahasim me ata që punojnë natën ose rrinë zgjuar natën. Njerëzit të cilët nuk arrijnë të bëjnë gjumë të mirë kanë më shumë shanse për t’u prekur nga sëmundje të tilla si; diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat