“Nuk mund të kryejmë marrëdhënie pa bërë shumë zhurmë”- 26-vjeçarja tregon ‘hallin’ e madh që e ka gjetur me fqinjët: U skuqa në fytyrë kur…

Life style

“Nuk mund të kryejmë marrëdhënie pa bërë shumë zhurmë”- 26-vjeçarja tregon ‘hallin’ e madh që e ka gjetur me fqinjët: U skuqa në fytyrë kur…

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:54
Alicia Loveday dhe Adam Howard

Duket se nuk është e mundur që të gjithë të shijojnë një natë të qetë, për shkak të ankesave ndaj fqinjëve që bëjnë shumë zhurmë teksa kryejnë marrëdhënie seksuale.

Një nënë e tre fëmijëve në Manchester thuhet se ua “nxiu” jetën banorëve të tjerë, gjatë izolimit të parë në pranverë të vitit 2020, raporton “The Sun”.

Alicia Loveday, 26 vjeç dhe Adam Howard, 24 vjeç, janë një çift që nuk mund të bëjnë dot seks pa bërë shumë zhurmë.

Dyshja që jeton në Wigan, ka shqetësuar fqinjët, ka zgjuar fëmijët nga gjumi, si dhe kafshët shtëpiake, e për këtë arsye shpesh herë është thirrur siguria e hotelit.

Alicia u takua me Adam rreth tre vite më parë. 26-vjeçarja tha:

“Ne jemi shumë pasionantë dhe kjo është arsyeja pse shumë fqinjë janë shqetësuar nga seksi ynë i zhurmshëm. Puthja jonë e parë ishte shumë pasiononte kur u takuam për herë të parë në një klub nate.

Ne tërhiqeshim shumë seksualisht me njëri-tjetrin që në fillim. Por kurrë nuk e menduam se seksi ynë i zhurmshëm do të bëhej problem për të tjerët.

Kur ishim në një hotel, sigurimi erdhi në dhomën tonë, pasi kishin marrë ankesa për shkak të zhurmës që ne bënim. Ne po i mbanim të gjithë klientët e tjerë zgjuar.

Unë u dëshpërova dhe u përpoqa që të mos bënim më aq shumë zhurmë.

Gjatë qëndrimit në një hotel tjetër, njerëzit në dhomën ngjitur me tonën, na lanë një letër poshtë derës, ku shkruhej se pavarësisht kënaqësisë, duhet të mendonim se sa shumë i shqetësonim dhe i bënim të ndiheshin në siklet të tjerët. U skuqa në fytyrë.

Filluam të kuptonim se seksi ynë ishte më i zhurmshëm se ai i njerëzve të tjerë. Kjo u përforcua edhe kur ishim në shtëpinë e miqve tanë, të cilët filluan t’i gjuanin murit të dhomës dhe të bërtisnin ‘qëndroni të qetë’.

Sërish isha shumë në siklet. Sidomos për faktin se të nesërmen do të dilja ballë për ballë me këta njerëz.

Do të vdisja nëse prindërit tanë do të na kishin dëgjuar, prandaj në këto raste, kafshimi i jastëkut ndihmon shumë”.

Që kur kuptuan se seksi i tyre ishte shumë i zhurmshëm, çifti ka vendosur që të kryejë marrëdhënie vetëm në shtëpi.

Megjithatë, aktualisht ata jetojnë në një shtëpi me mamanë e Adamit.

“Adam punon ndonjëherë për ditë të tëra dhe marrëdhënia në distancë është e vështirë. Prandaj, kur ai kthehet në shtëpi, nuk mund të qëndrojmë të qetë. Kështu kryejmë marrëdhënie të paktën dy herë në ditë kur ai është me mua gjatë fundjavave.

Kur mamaja e tij kishte ikur me pushime, ne vendosëm të bënim seks lirshëm, por gjashtë qentë e tij në kat të parë filluan të lehnin shumë.

Kështu, Adam zbriti shkallët lakuriq që t’i qetësonte, duke harruar se në kat të parë ka kamera të instaluara. Kur mamaja e tij u kthye një ditë më pas, ajo na pyeti se ç’kishte ndodhur dje, duke na lënë të dy me gisht në gojë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat