A besoni te Babagjyshi?

Life style

A besoni te Babagjyshi?

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ndërsa afrohen pushimet, shpesh dëgjoj prindër të pyesin nëse është mirë që fëmija i tyre të besojë në ekzistencën e Santa Claus. “A do të zhgënjehet?”, “A do ta ndiejë se është mashtruar?”

Dhe nga ana tjetër, sa e drejtë është të mbash besimin tek Santa Claus dhe në të njëjtën kohë të mësosh fëmijën të mos gënjejë. Disa studime kanë treguar se shumica e fëmijëve zbulojnë të vërtetën rreth Santa Claus rreth moshës 6 ose 7 vjeç. Sipas Piaget, arsyeja që ndodh atëherë, është kalimi i fëmijës nga “faza para-konceptuale” e zhvillimit, ku fëmijët nuk janë në gjendje të dallojnë realitetin nga imagjinata, në fazën e “proceseve specifike logjike” që i lejon ata për të bërë arsyetim logjik për botën. Kjo është një mënyrë “magjike” e të menduarit që ne e dimë se mbizotëron në këtë fazë zhvillimi.

Kur të vijë koha që fëmija do të pëshpëritë kush fshihet nën uniformë, nuk nevojitet të këmbëngulim në gënjeshtra, duke fyer inteligjencën e tij, as të paraqesim të vërtetën e ftohtë të të rriturve, duke thënë një jo të thatë dhe duke i rrafshuar imagjinatën. Ajo që mund të bëjmë është ta lëmë fëmijën të çuditet dhe të kërkojë vetë “sekretin e madh”.

Nëse vëzhgojmë fëmijën do të zbulojmë se rreth në 8 ose 9 “mendimi magjik” gradualisht do të tërhiqet, duke lënë hapësirë për një mënyrë më logjike-analitike të të menduarit. Gjatë kësaj periudhe do të vërejmë se fëmijët fillojnë të pyesin “si arrin Santa Claus të vizitojë të gjitha shtëpitë brenda një nate” ose “si futet gjyshi i shëndoshë nga oxhaku”, “si fluturon reja” etj.

Ne lehtë mund të “përfitojmë” nga historia e Santa Claus duke e përdorur atë për t’u mësuar fëmijëve tanë vlera dhe parime. Santa Claus nuk është një gënjeshtër – në kuptimin e zakonshëm – por një figurë mitike, si shumë të tjera, analoge me mitet antike dhe përrallat e fëmijëve që i ndihmon fëmijët të aktivizojnë aspekte të ndryshme të botës së tyre të brendshme dhe emocioneve në diçka që i përket botës së jashtme dhe, në këtë mënyrë, për t’i bërë ato më të prekshme dhe më të kuptueshme. Përmes këtij qëndrimi, ai përfaqëson, si simbol, dashurinë, shqetësimin, mirëkuptimin dhe bujarinë.

Lërini fëmijët të provojnë pritjen për gjyshin dashamirës. Për sa kohë që ka shpresë, ekziston edhe mundësia të ëndërrojmë” të pamundurën”. Në fund të fundit, kush tha që nuk ka Santa Claus?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat