Zgjeroni këpucët e ngushta të lëkurës

Life style

Zgjeroni këpucët e ngushta të lëkurës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Foto Ilustrim

Nuk keni mundur t'ju bëni ballë këpucëve të bukura të lëkurës, i keni blerë megjithëse ishin paksa të ngushta, duke pritur se do të "lëshohen".

Mirëpo, pas 30 minutave që i keni kaluar brenda tyre e keni vërejtur se nuk ia vlen t'i duroni dhimbjet, e kjo për ju po paraqet problem. Mos vajtoni, por ndërmerrni këto masa: • Këpucët e lëkurës shumë shpejt mund t'i zbutni dhe t'i zgjeroni me ndihmën e tharësit të flokëve.

Nevojitet t'i ngrohni mirë për disa minuta dhe kur ta ndjeni se lëkura është zbutur, i mbushni me çorape të trasha. Mund të mbathni edhe ju çorape të trasha dhe të ecni nëpër shtëpi, derisa lëkura të ftohet. • Efikas është edhe sistemi i ftohjes. Qeset për ngrirje i mbushni me ujë, i mbyllni pastaj i vendosni në këpucët e ngushta.

Më pas së bashku me këpucët dhe qeset plot me ujë i vendosni në frigorifer për t'i ngrirë për së paku disa orë. Gjatë asaj kohe qeset me ujë do të ngrihet ndërsa që këpucët do të zgjerohen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat