Paracetamoli gjatë shtatzënisë ka shumë të ngjarë që të ndikojë në sjelljen e fëmijës suaj

Life style

Paracetamoli gjatë shtatzënisë ka shumë të ngjarë që të ndikojë në sjelljen e fëmijës suaj

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Ilustrim

Studiuesit nga Universiteti i Bristol kanë zbuluar se gratë që përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë kanë shumë të ngjarë të kenë një fëmijë me probleme në sjellje.

Paracetamoli është menduar si një nga qetësuesit më të sigurt të dhimbjeve gjatë shtatzënisë, por një studim i ri ka paralajmëruar rreziqet e marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë shkruan Mirror.

Studiuesit nga Universiteti i Bristol kanë zbuluar se gratë që marrin paracetamol gjatë shtatzënisë kanë më shumë të ngjarë të kenë një fëmijë me probleme në sjellje.

Studiuesit ekzaminuan kujtesën, shkallën e inteligjencës, testet e zhvillimit parashkollor dhe sjelljen e 14,000 fëmijëve.

Rezultatet zbuluan një lidhje mes marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe hiperaktivitetit dhe probleme në përqëndrim te fëmijët.

“Gjetjet tona kanë treguar efektet anësore të mundshme mes paracetamolit gjatë shtatzënisë, siç janë astma dhe ndryshimi në sjellje te fëmijët”, shtoi autori i studimit Jean Golding.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat