Si mund të çrregullojë dimri humorin tuaj?

Life style

Si mund të çrregullojë dimri humorin tuaj?

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:55
Ilustrim

Stina e dimrit po afron, e së bashku me të edhe çrregullimet e ndryshme emocionale që kjo stinë di ti sjellë me vete për disa nga ne.

Cilat janë  këto ndryshime dhe si dimri mund të ndikojë në humorin tuaj? Zbulojeni më poshtë.

1. Ndiheni të trishtuar;

Rrezet e diellit me të vërtetë që mbajnë humorin tuaj në një nivel të lartë, pasi është vërtetuar se niveli i serotoninës në tru rritet, njëjtë me efektet e antidepresantëve. Kështu, në mungesë të rrezeve të diellit, e dritës, stina e dimrit mund të afektojë humorin tuaj duke ju bërë të ndiheni më të trishtuar se zakonisht, me apo pa arsye.

2. Ndiheni të lodhur;

Ju vazhdimisht ndiheni të lodhur, sidomos kur duhet të ngriheni në mëngjes për të shkuar në punë. Edhe nëse ju do të menaxhoni të ngriheni nga shtrati prapë se prapë do të jetë e vështirë të largoni lodhjen aq lehtë.

3. Ndieni stres dhe ankth;

Pa e vënë re ju mund të mbetni prapa me punën tuaj për shkak të stresit apo ankthit të krijuar nga “humori i keq sezonal” që mund ta bëjë më të vështirë të kaloni ditën pa u stresuar.

4. Ndiheni të heshtur e antishoqëror;

Ju kujtohet në stinën e verës kur po planifikoni të dilnit për një mbrëmje të gjatë me shoqëri? Kjo është mjaft e vështirë të realizohet në stinën e dimrit, pasi që është e ditur se ne nuk kemi edhe aq dëshirë të socializohemi kur kemi energji të ulët, që pason me mbylljen në shtëpi, larg shoqërisë e familjes. Të paktën në dorë do të kemi një libër, apo një gotë vere!

5. Truri juaj është i turbulluar;

Mos shpresoni se do të bëni punën tuaj më së miri në këtë kohë të vitit. Ju do të vazhdoni të prodhoni por nuk do të jepni më të mirën tuaj.

Nëse jeni një nga personat që ndikohen nga stina e dimrit, atëherë mundohuni të shikoni anët pozitive të borës së sapo rënë, mbrëmjet e rehatshme pranë zjarrit, bluzat e mëdha që do t’iu mbulojnë tërësisht. E sidomos vlerësoni dashurinë e afërsinë e rrethit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat