Studimet tregojnë se macet duan pronarët e vetë më shumë sesa që kemi menduar

Life style

Studimet tregojnë se macet duan pronarët e vetë më shumë sesa që kemi menduar

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Foto Ilustrim

Kërkimet kanë treguar se macet lidhen me pronarët e tyre njësoj si qentë.

Njerëzit shpesh thonë se miku më i mirë i njeriut është qeni, duke i anashkaluar macet dhe rolin që kanë ato në jetën tonë.

Por studimet e bëra nga Universiteti i Oregon, tregojnë se njësoj si fëmijët dhe qentë, macet gjithashtu lidhen me njeriun që i rritë.

Studimet kanë treguar se nëse një mace jeton duke u varur nga një njeri, ajo mace do të jetë shumë e lidhur me personin dhe e atashuar, dhe gjithashtu do të gjejë komfort tek pronari i vet.

Për këtë studim ata përdorën një teknikë që përdoret edhe me foshnjat njerëzore ose me qentë për të dalluar se a janë të atashuar me prindin ose pronarin.

70 mace u ndanë nga pronari i vetë dhe u lanë vetëm për disa minuta. Nga mënyra sesi ato reagojnë nga ndarja dhe kur shohin pronarin përsëri, mund të definohet se a janë të lidhura emocionalisht me pronarin apo jo.

Nga testimi rreth 66% e maceve rezultuan të jenë të atashuara me pronarin. Nëse macja nuk ndjenë siguri me pronarin e vet, ajo do të fshihet nga pronari.

Në ditët e sotshme, raporti është i dyanshëm mes pronarëve dhe maceve, sepse të dy anët gjejnë siguri dhe qetësi në prezencë të njëri-tjetrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat