Pse shpesh vazhdojmë të qëndrojnë në marrëdhënie të vështira…

Life style

Pse shpesh vazhdojmë të qëndrojnë në marrëdhënie të vështira…

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një nga arsyet që dikush mund të qëndrojë në një marrëdhënie, e cila nuk është më e lumtur ose e shëndetshme, mund të jetë sepse ata kanë vetëbesim të ulët. Dikush që ka vetëbesim të lartë ka edhe vetëvlerësim të tillë  dhe këta janë në gjendje të kuptojnë kur është koha të largohen. Por ka edhe arsye të tjera:

Frika e vetmisë

Njerëzit që kanë frikë të jenë të vetmuar, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në një marrëdhënie që nuk është duke shkuar mirë, ose që është duke i bërë ata të ndihen të pakënaqur. Kjo frikë është mjaft e fortë për të anashkaluar çdo ndjenjë tjetër që mund të kenë ndaj partnerit të tyre.

Ata besojnë se partneri i tyre do ndryshojë

Shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie jo të shëndetshme, sepse besojnë se gabimet e partnerit të tyre përfundimisht do të zgjidhen. Por nëse i keni dhënë mundësi të shumta dikujt dhe nuk i ka vlerësuar, dijeni se po mbani shpresa të kota.

Aspekti financiar

Kjo ndodh shpesh me gratë, për të cilat partnerët janë të vetmit që sjellin të ardhura në familje. Frika nga paqëndrueshmëria financiare  nuk është një faktor për t’u anashkaluar.

Qëndrimi bashkë vetëm për fëmijët

Dihet kjo e fëmijëve. Ama nuk dihet mirë që fëmijët e bëjnë një marrëdhënie të dështuar, akoma më të komplikuar. Ndonjëherë, përpjekja për të qëndruar së bashku për fëmijët nuk është gjëja më e mirë për asnjërin partner. Një marrëdhënie e keqe mes prindërve shpesh ndikon tek fëmijët më keq se ndarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat