10 arsyet përse dasmat e dimrit krahasohet me ato të verës

Life style

10 arsyet përse dasmat e dimrit krahasohet me ato të verës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

Ndonëse vera njihet si “sezoni i martesave” një ceremoni në dimër është po aq përrallore (për të mos thënë më shumë )në muajt e ftohtë të vitit. Bëni një tabelë me “pro”-të e “kundra”-t që mund të ketë një dasmë gjatë muajve nëntor-shkurt dhe më pas zgjidhni çfarë është më e mira për ju. Po planifikoni edhe për dhjetëra persona të tjerë, kështu që kini parasysh të ftuarit kur të merrni vendimin tuaj.

PRO:
1 Atmosfera intime që të dhuron stina e ftohtë, panorama me dëborë dhe flaka e një oxhaku janë arsyet kryesore pse të martohesh në këtë kohë.

2 Vendi është më kollaj për t’u gjetur në dimër, pasi atëherë ka më pak dasma.

3 Në muajt e ftohtë drita për xhirimet dhe fotot është më e mirë sesa në verë.

5 Dasma ka më pak kosto, sepse pak çifte martohen në këtë periudhë të vitit dhe bizneset priren të ofrojnë ulje të konsiderueshme.

6 Lulet në dimër qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë, teksa në verë vyshken më shpejt; dekori është më i favorizuar.

7 Shpëtoni nga djersitja, problem jo vetëm për çiftin dhe nusen, së cilës i prishet grimi, por dhe për dasmorët që duan të kërcejnë pa u ndjerë në siklet.

8 Muaji i mjaltit bëhet më interesant; po të martohesh në verë shkon nga riviera e bukur shqiptare për një vend po me det, por është më bukur të gjesh një copëz vere brenda dimrit.

9 Ushqimi është më i mirë, ka më shumë variacion dhe për më tepër, është më i freskët.

10 Në verë mund të ketë mungesa në radhët e të ftuarve, pasi njerëzit ikin me pushime.

KUNDËR:

Në dimër bën ftohtë, ndaj duhet një veshje e përshtatshme dhe duhet të sigurohemi që kisha, bashkia apo restoranti i ceremonisë, të kenë ngrohjen e duhur. Disavantazhe të tjera janë dita e shkurtër, që nuk të lë shumë kohë në dispozicion për fotot. Në fund, vëmendje të veçantë kërkon zgjedhja e datës; nëse martoheni afër festave rrezikoni të humbisni ndonjë nga të ftuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat